MENU
klinika

“Pa ne nuk do kishte drejtësi të pavarur“

Vendimi për “21 Janarin”, Rama: Kjo ditë erdhi falë PS-së

12.03.2024 - 20:00

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës së Lartë, që “21 Janari” të hetohet nga SPAK.

Ai ka thënë se falë tij erdhi dita që drejtësia të jetë e “pavarur”. Edhe pse kanë kaluar 13 vite dhe ende nuk ka drejtësi, përkundër premtimeve që ai bën çdo 21 janar”, Rama kërkoi që të mos humbet shpresa.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare! Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë. Sot jam më krenar se asnjëherë deri më tash për kontributin unik që Partia Socialiste dha në shembjen e Pallatit të Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin në ballafaqimin e vështirë me mllefin legjitim të shumë të zhgënjyerve nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundjen e bindjes se drejtësinë për 21 janarin mund, duhet e do ta bëjë vetëm drejtësia dhe askush tjetër, sado që ajo të vonojë”, shkruan Rama në rrjetet sociale