MENU
klinika

Hetimi për 21 janarin

Braçe: Vendimi i Strasburgut tregoi qartë se dosja pengohej qëllimisht

12.03.2024 - 21:23

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur për vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e “21 janarit”, duke e quajtur një moment shumë të mirë për drejtësinë.

Ai tha se me këtë vendim është thyer një mur që nuk po lejonte hetimin për këtë çështje.

Braçe thotë se mjafton vendimi i Strasburgut për të treguar se hetimi i kësaj çështje është penguar qëllimisht.

“Mbi të gjitha jam shumë i kënaqur që në portretin e gruas së Aleks Nikës pashë një grimë buzëqeshje. Portreti i babait të tij është i njëjti portret, i njëjti shqetësim, e natyrisht të dy bashkë janë në të njëjtën betejë atë për drejtësi. Impresioni i parë është për atë familje që vazhdon të luftojë për drejtësi. Nga ana tjetër është një moment i mirë për drejtësi. Sot është thyer në mënyrë të qartë muri që ishte ngritur që 1 orë pas ngjarjes së 1 janarit e deri tani muri që nuk lejonte hetimin e kësaj çështje.

Që pas vendimit të Strasburgut gjithçka ku duhet të referohen është ai vendim. Ai vendim nuk thotë thjesht se kjo ngjarje nuk është hetuar por sesi ky hetim është penguar dhe dëmtuar me qëllim. Sesi drejtësia është penguar gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo ka sjellë mungesën e drejtësisë për pushkatimet e 21 janarit. Në vëmendjen e të gjithëve duhet të jetë vendimi i gjykatës së Strasburgut.

Aspekti i dytë akoma më i rëndësishëm është i pengimit të drejtësisë një tjetër vepër shumë e rëndë që ngarkon me përgjegjësi maksimale qeverinë e Sali Berishës dhe të gjithë hierarkinë ekzekutive të asaj qeverie të angazhuar në pengimin e drejtësisë gjatë kohës që ishte në pushtet por edhe pasi ishte në pushtet”, ka thënë Braçe për Report Tv.