Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij, duke u shprehur i habitur për qetësinë që ata kanë treguar, veçanërisht vajza.
Softa tha se është habi se si një vajzë 19-vjeçare ka një qetësi aq të madhe, teksa pranon se ka vrarë babanë.
Eksperti shprehet se qetësia e saj tregon se kemi të bëjmë me një person që e ka në gjen vrasjen, ose se nuk është ajo autorja e krimit.
“Mënyra se si ajo tregon ngjarjen si në një libër, ngjarje e cila është shumë makabre sepse ka vrarë babanë e saj, dhe në të gjitha rastet kur ka krime, të gjithë ata o kanë përfunduar me vetëvrasje ose janë dorëzuar për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Fakti që ajo mban qetësinë, duket si një person që nuk e ka kryer këtë krim, dhe kjo ngre pistën nëse dikush tjetër e ka kryer armën. Nëse ajo di të mbajë armën dhe të bëjë qitje, duhet ditur se kush e ka mësuar.
Në armë ka dhe gjurmë të vëllait të vogël. Ndaj janë disa gjëra që krijojnë atë që themi, kontradikta në mënyrën e hartimit të një raporti final për qitësin e vërtetë.
Qetësia është një argument që tregon që ose është një person që e ka në gjen këtë, ose nuk është ekzekutuesi i vërtetë”, shprehet ai në një intervistë për Top Channel.