Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës tha se fraksioni i Lulzim Bashës nuk po mundet të ngrihet në lartësinë e duhur që pretendohet të jetë.
Më tej ai tha se Basha u largua në mënyrë dramatike (nga politika) dhe u kthye në mënyrë komike.
“Ky fraksion i Bashës nuk po mundet të ngrihet në lartësinë e formatit që pretendohet të jetë. Basha është larguar në mënyrë dramatike dhe u kthye në mënyrë komike. E gjithë kjo mungesë që lë Basha normalisht do kishte një rezultat të ngjashëm. Kjo është një bursë, politika është bursë. Basha do të rrijë e ti shkojë nga pas t’i servilosen. Nëse do të marrësh postin futu në fushën e lojës nëse je i zoti.”, u shpreh Minxhozi.