MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është ngjitës bronkiti astmatik?

13.03.2024 - 13:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është ngjitës bronkiti astmatik?

Mjeku: Duhet të dimë që vetë bronkiti mund të shkaktohet nga viruse ose baktere që janë ngjitëse. Megjithatë bronkiti kronik astmatik në përgjithësi nuk është ngjitës. Sigurisht që për të gjitha simptomat bëhen konsulta me mjekun që rekomandon ekzaminimet dhe terapinë përkatëse. Një ekzaminim i rëndësishëm është spirometria, e cila mat fuqinë e ajrit që thithim dhe nxjerrim. Po ashtu edhe radiografia e mushkërive që përcakton gjendjen e tyre apo edhe provat e alergjisë për të gjetur shkaktarët e mundshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.