MENU
klinika

Hetimet për 21 janarin

Spartak Ngjela: Serverat e Kryeministrisë treguan Berishën me armë në dorë

13.03.2024 - 17:53

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se serverat e Kryeministrisë më 21 janar 2011 treguan Berishën me armë në dorë. Ngjela tha se ato u prishën nga ish-kryeministri, por ekspertët e huaj që i analizuan nxorën të gjitha provat dhe urdhërat e dhëna nga Sali Berisha.

Avokati, duke folur edhe për vendimin e Gjykatës së lartë që çështja të hetohet nga SPAK, tha se ky organ do të vërë drejtësinë në vend, ndërsa shtoi se pjesë e provave janë pikërisht pamjet e dala nga serverat e Kryeministrisë.

“Koha solli që Shqipëria të hyjë në rrugën e drejtësisë,. Mungesa e drejtësisë ka filluar në 19945 dhe që nga 1192 deri më sot është nëpërkëmbur nga pushteti absolut. 21 janari është një nga krimet me të rënda që ka ndodhur në Shqipëri dhe është i gjithi i dokumentuar. Kryeministri i atëhershëm Berisha prishi serverat e kryeministrisë dhe kjo është provë e plotë,. Ishim naiv dhe injorantë pasi serverat nuk prishen , por zbardhen me teknologjinë e lartë. Ata i zbardhi ekspertiza amerikane dhe doli Berisha me automatik në dorë që ia hoqën nga duart.

Kjo është e zbardhur nga ekspertë dhe laboratorë të huaj. Kështu më kanë thënë. Janë vrarë 4 persona dhe duhet të kuptoni se janë implikuar prokurorë që anë marrë me këtë dhe duhet të shkojnë në proces penal. Nuk ka më asnjë gjë, pasi kjo ka një vit e ca që është zbardhur. Shumë mirë Gjykata e Lartë që e ktheu në SPAK dhe tani do të shikojnë provat kundër të pandehurve që do merren për këtë çështje.

SPAK është i pakorruptuar dhe drejtohet nga SHBA, ai ka paguar për reformën dhe patjetër që do të jap drejtësi. Nuk do të jenë të pakët ata që do të arrestohen. Serverat e Kryeministrisë i kanë regjistruar të gjitha se çfarë ka ndodhur atë ditë. Po të mos ishin këto prova nuk rihapej çështja. SPAK nuk trembet fare pasi e ka çuar Gjykata e Lartë dhe tashëm SPAK është i detyruar që ta hetojë”, tha Ngjela në një prononcim për RTSH.