Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se dy bosë të mafias që ndiqen nga autoritetet tona fshihen në Turqi.
I ftuar në “Top Story”, Karamuço theksoi se pas Amerikës Latine e Karaibeve, krimi shqiptar e sheh Turqinë si një strehë të sigurt ndaj rrinë aty.
Duma: A ka nisur marrëveshja e ekstradimit?
Karamuço: Jo, në fakt procedura që u përmend nuk është ekstradim. Ne për shkak se nuk kemi një marrëveshje ektradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, gjithmonë gjejmë instrumente përmes Interpolit. Deri tani kjo ka funksionuar, por jo për Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo është një procedurë e llojit; unë dua azil, ti s’ma jep, ktheje mbrapa. Ka shprehur pëlqimin dhe është kthyer. Ata nuk e kanë këtë ekspulsin siç e kemi ne, por me pëlqimin e tij bëhet dhe rakordohet me Policinë që ta presë sepse ai këtu është në ndjekje penale, gjykim apo nuk e di në çfarë faze është. Gjykim penal… Duhet hequr nga fjalori në këtë rast fjala ekstradim, këtu edhe me konventën ndërkombëtare nuk jemi në ekstradim. Por përveç Emirateve të Bashkuara Arabe, dy persona shumë të rrezikshëm që ndiqen nga autoritetet tona ne i gjejmë në Turqi. Kanë filluar të gjejnë baza edhe në Turqi, gjë që nuk ka ndodhur më parë. E shohin si një strehë të sigurt për aq kohë sa rrinë dhe kështu me radhë. Amerikën Latine ne e dimë. Janë disa vende të Karaibeve me të cilat ne kemi hequr vizat; mes të cilave edhe Antiko Barbuta. Aty mund të shkosh me 150 mijë euro dhe të japin pasaportë për 6 muaj. Mund të ndryshosh identitetin dhe të rrish aty, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrëveshje me më shumë se 70 shtete në botë, por suksesi më i madh do të ishte të kishim marrëveshje edhe ne. Se sa e lehtë dhe e vështirë do të ishte më pas për të kthyer ata që duhet të kthehen dhe mund të kthehen është një gjë tjetër, pra ne nuk kemi bërë ende hapin bilateral për të nënshkruar një marrëveshje në Emiratet e Bashkuara.