MENU
klinika

Vangjel Tavo Prefekt i Vlorës

Kreshnik Spahiu zbulon mesazhin e koduara që Rama i dërgoi Athinës

14.03.2024 - 20:01

Ish-deputeti dhe ish ministri i LSI, Vangjel Tavo është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekt i Qarkut të Vlorës. Kreshnik Spahiu i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tha se me këtë lëvizje, Rama i dha një sinjal Athinës.

Sipas tij, Rama po synon të vërë balancë pas dënimit të Belerit duke i thënë Athinës se do vërë në shërbim të saj edhe Vlorën.

“Zoti Tavo është nga minoritarët më dinjitarë, i cili ka treguar në radhë të parë patriotizëm për vendin ku jeton, pra për Shqipërinë. Nuk është nga ata që punon për interesat e Athinës. E mirëkuptoj Ramën për këtë vendim sepse mendoj që e ka bërë për të vendosur për një balancë pas dënimit të Belerit. Tre ditë pasi u dënua me burg Beleri, tani ai kërkon t’i thotë Athinës, që jo vetëm Himarën por edhe Vlorën autoktone shqiptare jam gati t’ua jap minoritetit”, u shpreh Spahiu.