MENU
klinika

Publikimi i anketës

INSTAT/ 80% e shqiptarëve kërkojnë të emigrojnë

29.12.2018 - 18:56

Pas largimit të të rinjve, mjekëve dhe infermierëve si dhe efektivëve të policisë, mbi 80 % e shqiptarëve duan të emigrojnë jashtë vendit. Kjo është anketa e fundit e INSTAT e cila është publikuar së fundmi.

Nga anketa rezulton se arsyet kryesore të largimit të shqiptarëve janë ato për mundësi punësimi, arsyet familjare për bashkim familjar, si dhe për qëllime studimi.

“Fakti që nga sondazhi 80.4 % ikin për çështje punësimi, kjo tregon që kemi probleme me tregun e punës, me përshtatshmërinë, dinamizimin e tregut të punës, me rritjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, për politika aktive që ta zgjerojë frontin që njerëzit të përthithen brenda nesh, këtu.
Edhe pse janë larguar shumë nga Shqipëria, ne sërish kemi nivele të larta të papunësisë“, thotë sociologu Gëzim Tushi.

Sipas sociologëve, ky është një sinjal i frikshëm që kërkon marrjen e masave emergjente në vend.

“Nevoja për të përputhur nivelin arsimtar me tregun e punës, është nevoja kryesore, duhet të përputhet kërkesa me ofertën. Që të iki familja tërësisht do të thotë të shkulësh rrënjët dhe kjo është një sinjal më i frikshëm, por e keqja më e madhe është që po largohet edhe shtresa e mesme e shoqërisë dhe kjo tregon mungesë të cilësisë së jetës në vendin tonë”.

Valët e emigracionit po japin pasoja komplekse në vend duke sjëllë plakje të popullsisë, si dhe po krijojnë vakume për fuqinë punëtore në Shqipëri.

Sipas Tushit, nëse ky emigracion do të vazhdojnë, atëherë do të përballemi me probleme të mëdha të karakterit financiar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4800 azilkërkues për tremujorin III

Eksodi nga Shqipëria vazhdon


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet