Rithemelimi po trumbeton me të madhe se “Rama u detyrua të ulet me ne, po marrim gjithçka kerkuam prej 5 muajsh”. Duket se në frontin berishian, nuk kanë kuptuar asgjë nga sa ç’po ndodh me politikën, qeverisjen, faktorin nderkombëtar. Ata dhe ish-lideri majë ballkonit, ecin me ‘plane’ të vogla, thjesht personale. Disa prej rithemeluesve, rreken dhe thonë se “nga Rama do të kërkojmë jo vetëm komisionet hetimore parlamentare, por edhe lirimin e kryetarit Berisha”.
Pra, janë thjesht në moment deliri, dhe po u tregojnë mbeshtetesve të tyre (jo shqiptareve) se “gjithë kjo që po bëjmë poshtë ballkonit ishte dhe mbetet për të liruar Berishën dhe jo rrëzuar qeverisjen Rama”. Por edhe sikur të ndodhte ndryshe, as nuk mendohej se, një grusht njerezish do të “rrëzonin Ramën me fjalime patetike”, dhe do ti imponoheshin atij të “lironte Berishën nga arresti”.
E para, Edi Rama nuk ka qenë dhe nuk është kurrë imponues i organeve të drejtesisë, dhe nuk e ka bërë këtë për njerezit e tij, jo pastaj ta mendosh se mund ta bënte për…ish-liderin. E dyta, duke mos e patur fare në “defter” ç’ka po ndodh me ish0liderin dhe fjalimbajtësit e tij, Edi Rama, çdo ditë shpalos plane dhe projekte extra madhore për qeverisjen e pas 2025 dhe të ardhmen e vendit. Duke injoruar demagogjinë e “rrugicës”, personazhet me deklaratat e tyre,
Edi Rama si kryeminister i vendit, po kapërcen me kilometra, imagjinatën e shqiptareve, duke premtuar rritjen e ekonomisë vendase, biznesit, dhe afrimin e investitorëve të huaj me peshë në botë. Kjo natyrisht nuk krahasohet me asgjë nga sa afrojnë “lektorët” e rrugicës, që mendojnë, besojnë dhe jetojnë si në vitin 1996.
Për ata, dhe një pjesë të atyre që kanë akoma një mandat deputeti, “fitore” quhet flakadani, karriget e thyera, rrëmuja, dhe më kryesorja…shpëtimi nga arresti i Berishës. Kaq do të mjaftonte, për të mos e menduar se, një ditë ata në qeverisje do të mund të bënin punë aq të mëdha, sa ç’janë bërë në 3 mandatet e qeverisjes Rama.
Në fakt, demagogjia boshe, ka qenë i vetmi argument (aspak bindës) me të cilin ka PD dhe sot Rithemelimi, ka arritur të mbajë rreth vehtes edhe ata që duket se po e mbështetin akoma pasditeve në rrugicën e Berishës.