Dhimbja e dhëmbit përshkruhet nga shumica prej nesh si një dhimbje shumë e sikletshme, e cila lidhet drejtëpërsëdrejti me bakteret e ndryshme që ndodhen në zonën rreth dhëmbëve.
Menjëherë sapo dhimbja ju kaplon, në të shumtën e rasteve pyetja stresuese që ju i bëni vetes është: “Dentisti, ohh jo, a do e duroj dot dhimbjen?”
Por qetësohuni, ka disa mënyra që mund t’i praktikoni vetë ju dhe do shihni që rezultati do jetë pozitiv dhe shpeshherë nuk do keni nevojë për vizitë mjekësore.
UJË ME KRIPË
Fillimisht merrni një lugë të vogël me kripë dhe hidheni në një gotë me ujë të ngrohtë. Uji me kripë është një pastrues i mirë për gojën dhe gjithashtu redukton ënjtjen e shkaktuar nga dhimbja e dhëmbit ose dhëmballës.
PEROKSID HIDROGJENI
Shumica e njerëzve nuk e dinë çfarë është peroksidi i hidrogjenit dhe nuk dinë si ta përdorin atë. Peroksidi i hidrogjenit është një element kimik që ‘vret’ mikrobet dhe çdo bakter të mundshëm.
HUDHRA
Hudhra është një tjetër produkt që mund të shërbejë si medikament për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit, shtypni një hudhër dhe përzieni atë me pak kripë, më pas aplikojeni përzierjen në zonën ku keni dhimbje.
AKULLI
Akulli rekomandohet që të vendoset në faqe, në anën e së cilës keni dhëmbin e dëmtuar. Kjo do lehtësojë ndjeshëm dhimbjen.
QEPA
Qepët kanë veti shumë të forta kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për të reduktuar dhimbjen, mjafton të copëtoni një qepë dhe ta mbani atë për disa minuta tek dhëmbi që ju ka shfaqur probleme.