MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Duart i kam të thata dhe më kruhen. Çfarë të bëj?

22.03.2024 - 08:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, duart i kam të thara dhe më kruhen.  Çfarë të bëj?

Përgjigjet dermatologia: Meqënëse lëkura gjatë gjithë kohës është e ekspozuar pra në kontakt të drejtpërdrejtë me mjedisin e jashtëm ajo gjatë dimrit tek disa persona më delikat shoqërohet me tharje,kruarje, enjtje,plasaritje etj. Këshillohet që gjatë periudhës së dimrit  personat me këto shqetesime të kujdesen duke aplikuar mbi duar krem hidratues,krem me vitamin E dhe aloe vera sepse kështu mund të qetësohet lëkura dhe do të mbaj lagështinë për një periudhë më të gjatë kohore nëqoftëse problemi juaj vazhdon dhe bëhet më i theksuar atëherë duhet  një vizitë tek mjeku dermatolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN