MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i kapim në kohë problemet me dëgjimin?

23.03.2024 - 08:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si t’i kapim në kohë problemet me dëgjimin?

Mjeku: Humbja e dëgjimit ndodh për shkak të rrethanave të ndryshme dhe problemi më i madh me të është se vetë fillimi i dobësimit të kësaj shqise, kur ka hapa që mund të ndërmerren për të ngadalësuar ose parandaluar procesin, vërehet vështirë. Simptomat e hershme janë të vështira për t’u dalluar.

Sipas Dr. Gavriel Kolberg, asistent profesor i otorinolaringologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit, disa nga “shpërqendrimet” e përditshme që shpesh ia atribuoni rastësisë, që përfshijnë situata ku nuk keni dëgjuar dikë, mund të jenë në fakt shenjat e para.

Iu kërkoni të tjerëve të përsërisin atë që kanë thënë

Një nga simptomat e para më të zakonshme të humbjes së dëgjimit është t’u kërkoni njerëzve me të cilët po flisni të përsërisin atë që kanë thënë. Sigurisht, do të njihni qartë situatat në të cilat nuk keni dëgjuar dikë sepse, për shembull, një makinë ka kaluar pranë jush. Por në situata të tjera kur nuk mund të dëgjoni se çfarë po ju thotë bashkëbiseduesi në një bisedë private, mund të dyshoni për humbje dëgjimi.

Ju nuk dëgjoni tinguj nga mjedisi

Ju mund të jeni në gjendje të dëgjoni personin që keni përballë, por Kohlberg këshillon të kontrolloni nëse mund t’i dëgjoni tingujt përreth jush. Zhurma e makinave, era, cicërima e zogjve – këto janë të gjitha gjërat që duhet t’i dëgjoni çdo ditë. Nëse vëreni se nuk mund të dëgjoni, konsultohuni me një mjek, për çdo rast, shkruan abcnews.al.

Ndjeni një gumëzhimë në vesh

Shumë njerëz me humbje të dëgjimit kanë gjithashtu një gjendje të quajtur tringëllimë në veshët. Kjo zakonisht shoqërohet me zhurmë në vesh, por mund të jenë tinguj të ndryshëm që dëgjoni pa ardhur fare nga mjedisi juaj, shkruan abcnews.al.

Ju mbështeteni në leximin e buzëve

Njerëzit me humbje të dëgjimit pothuajse në mënyrë të pandërgjegjshme fillojnë të mbështeten në leximin e buzëve kur flasin me dikë. Nëse ju duket se keni vështirësi të kuptoni dikë kur ai nuk është përballë jush dhe nuk mund t’i shihni buzët, do të ishte një ide e mirë të bëni një test dëgjimi

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN