30.12.2018 - 10:54
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke reaguar mbi atentatin me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në qytetin e Elbasanit, shkruan se rendi është në dorën e bandave.
Reagimi i Berishës:
“Te dashur miq, nata e mbrëmshme ishte e përgjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me breshëri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe një turk. Vrasësit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur për një darke me narkopolice.
Vet narkopolicia lau duart duke e cilësuar masakrën si zakonisht qërim hesapesh midis bandave. Kjo masakër provon dhe nje here se ne Shqipëri rendi është në duar te bandave.”
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dy të plagosur
Atentat në Elbasan, 1 i vdekur
Dyshimet e policisë
Tronditet Elbasani/ Atentat me 3 të vdekur
I kërkuar nga Policia italiane