MENU
klinika

Gjermania në alarm

Pas sulmit në Rusi, frikë për aktivizim të ISIS-K në Evropë

25.03.2024 - 21:45

Gjermania ka ngritur nivelin e alarmit pas sulmit islamik në Moskë. Shqetwsimi ka ardhur pasi sulmi u bw nga ISIS i Provincës Korashan, dega më e fortë e Shtetit Islamik, sepse ka degëzime në Evropën Veriore dhe Gjermani.

Gjermania do të ketë, ashtu si Franca me Lojërat Olimpike, një ngjarje të madhe sportive, Kampionatin Evropian të Futbollit që do të luhet midis 14 qershorit dhe 14 korrikut: dhe vetë futbolli, si ngjarjet e mëdha kolektive, ka qenë tashmë në qendër të sulmeve të përgjakshme.

Autoritetet gjermane japin disa detaje. Edhe pse Taxhikistani është mbi 5 mijë kilometra nga Gjermania, ekziston një komponent i rëndësishëm Taxhik në tokën gjermane. Vlerësohet se nga rreth njëqind simpatizantët/mbështetësit e Korashanit të ISIS-it në Evropë, afërsisht 50 jetojnë në Gjermani, dhe më saktë në Rheinland, ose më mirë në North Rhine-Westfalia. Shumica e tyre, thotë një hetues për Bild, jetojnë në “izolim ekstrem”. Këto janë përgjithësisht edhe rajonet me praninë më të madhe myslimane.

Jo vetëm. Në dhjetor pati një alarm për një sulm në katedralen e Këlnit dhe dy të mitur “taxhikë” u arrestuan. Madje, një anëtar i rangut të lartë taleban mbërriti në Këln për të predikuar në një xhami. Në rajon ka disa mijëra njerëz të regjistruar si rrezik radikalizimi. Masa kanë marrë dhe Franca dhe shtete të tjera duke rritur frikën e sulmeve.