brëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” u zhvillua dasma e improvizuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Edhe pse një ‘martesë’ e bërë në kuadrin e lojës, nuk kanë munguar edhe urimet e shumta për çifti, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Urimi që tërhoqi më shumë vëmendje në publik, ishte ai i këngëtares Vesa Smolica, e cila doli nga shtëpia e BBV3 një javë më parë.
“Të trashëgohet çifti”, shkruan ajo në një postim në “Instastory” duke e shoqëruar postimin me një foto të momentit kur dyshja po vallëzonin.
Kujtojmë se Vesa ka patur një raport të mirë me çiftin, por pasi Heidi e nominoi, nisën debatet mes vajzave. Madje Smolica duket se dyshon për dashurinë që Baci ka ndaj Veshajt.
Sipas këngëtares, Romeo ka ndjenja për Heidin dhe kjo e fundit ‘po luan me ndjenjat e tij’.
Ndërkohë në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, Vesa ka sqaruar edhe njëherë raportin me aktorin. Ajo është shprehur se ‘marrëdhënia e tyre ishte shumë e ndjerë, por ka qenë si miq’.