MENU
klinika

Edhe Ledioni fiton mijëra ndjekës

Yjet e “Big Brother VIP 3” që kryesojnë me numrin e ndjekësve

20.01.2024 - 07:42

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Sigurisht që në qendër të vëmendjes tashmë janë yjet e “Big Brother VIP 3”. Surpriza e kësaj jave është se të gjithë personazhet VIP janë me një rritje mjaft të konsiderueshme të numrit të ndjekësve në “Instagram”. Egla Ceno ka shtuar 300 ndjekës nga java e kaluar. Kujtojmë se që në natën e parë të spektaklit, Egla e nisi me një debat të fortë me Jul Dedën. Nga ana tjetër, ky i fundit ka shtuar 2K ndjekës që nga hyrja e tij në “BBV3”. Nga 434K, tani numëron 436K.

Moderatori Drini Zeqo vendosi që ta linte garën e tij në gjysmë për arsye personale vetëm dy ditë më parë. Ai ka shtuar 5.9K ndjekës dhe tani numëron në “Instagram”-in e tij 67.5K fansa. Drini ishte zgjedhur nga banorët e shtëpisë si lider i javës, por me daljen e tij u zgjodh Ilnisa Agolli. Kjo e fundit ka fituar 1.6K ndjekës që nga hyrja në “BBV3”.

Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve ditët e fundit, kryesisht me astrologen Meri Shehu. Roza nga 816K, tashmë numëron 821K ndjekës, duke shtuar kështu plot 5K. Po ashtu me rritje në numrin e ndjekësve janë dhe Rike Roçi me 5K më shumë, Vesa Smolica me 2.3K dhe Heidi Baci me 2.7K.

Nga ana tjetër, disa personazhe të tjerë duket se janë mjaft lart në rritjen e numrit të ndjekësve këtë javë. Po flasim për Meriton Mjekiqin me 11K më shumë, Romeo Veshaj me 24K plus, si dhe Ledion Liçon me 22.9K ndjekës më shumë nga hera e kaluar. /Top Albania Radio/

“Kam një vit që nuk flas me Flori Mumajesin"

Kriset miqësia e Fifit me këngëtarin, çfarë ndodhi?

Jori Delli mori pjesë në këngën e të dashurit

VIDEO/ Babai i modeles bën komentin epik për reperin

Çfarë i ndodhi aktores pas daljes nga “Big Brother Vip”?

“Nga burgu në burg”/ Egla Ceno habit me deklaratën