MENU
klinika

Lidhet shumë me higjienën

Përse nuk duhet t’i pastroni syzet me bluzë?

30.03.2024 - 12:21

Shumë prej jush mund të përdorin syze, qoftë për të parë afër apo larg.

Shpesh herë, ju mund të jeni duke përdorur mjete të papërshtatshme gjatë pastrimit të tyre

Në këtë artikull AgroWeb.org do t’ju njohë me disa hapa shumë të thjeshta, që duhet të ndiqni për t’i pastruar syzet në mënyrën e duhur.

Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë.

Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre dëmtojnë lentet.

Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.

Nëse vini re njolla yndyre te lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngshëm për larjen e enëve.

Ju gjithashtu mund të përdorni solucion për pastrimin e dritareve.

Por fillimisht sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet.

Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku.

Mundohuni t’i pastroni ato nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve.

Duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit, okulistët gjithashtu rekomandojnë një pastrim të lehtë çdo ditë dhe një pastrim më të thellë javor të syzeve.

Për të siguruar që shikimi juaj të mbetet i qartë edhe kur vendosni një maskë kirurgjikale, ju duhet t’i vendosni syzet mbi maskë.

Gjithashtu, ju mund të qepni një tel në pjesën e sipërme të maskës, në mënyrë që ai t’i përshtatet saktësisht formës së hundës tuaj dhe ajri i ngrohtë që nxirrni të mos kalojë lart dhe syzet të mos vishen nga avulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?