MENU
klinika

Politikologu Tahiri

‘Marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet brenda vitit 2019’

30.12.2018 - 15:15

Kosova dhe Serbia në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duhet të arrijnë një marrëveshje gjatë vitit të ardhshëm, në të kundërtën, mund të mbetet konflikt i ngrirë. Kështu mendon politologu, Ramush Tahiri.

Gjatë vitit të ardhshëm, pra me 2019 të arrihet një marrëveshje ,sepse, ose arrihet një marrëveshje, ose mbetet konflikt i ngirë. Dhe, si konflikt i ngirë nuk është në dobi as të popullit serb, as të popullit shqiptar dhe as të shtetit të Kosovës dhe as të shtetit të Serbisë. Të gjitha pritjet janë që kjo marrëveshje të arrihet”, tha Tahiri.

Ai mendon se secila marrëveshje duhet ta ketë të përfshirë çështjen e kufirit. Në këtë pikë, ai thotë se mund të ketë disa kritere.

Mund të vendoset që kufiri të jetë i hapur dhe të jetë menaxhimi i integruar i kufijve, mund të vendoset që sërish kufiri të jetë i hapur, por që kufiri administrativ të bartë kufij shtetëror dhe si mundësi e tretë, korrigjimi i kufirit apo ridefinim në bazë të kritereve që përcaktojnë shtetet ose popujt”, thotë ai.

Sidoqoftë, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas tij, i kapërcen elitat politike dhe është për t’u vlerësuar fakti se ka gatishmëri nga udhëheqjet e të dyja vendeve që të bisedojnë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Integrimi i Serbisë në BE

‘Kosova nuk është kushti i vetëm’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë