“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, kur pastroj shtëpinë tështij shpesh. Pse më ndodh kjo?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Alergjitë ndodhin kur sistemi imunitar reagon fuqishëm ndaj një substance të huaj, siç janë poleni, qimet maces ose mikroorganizmat. Me këtë rast, sistemi imunitar prodhon antitrupa. Disa nga këto antitrupa ju mbrojnë nga reagimet negative për t’u sëmurur ose për të shkaktuar një infeksion. Faktorët që rrisin rrezikun e alergjisë ndaj pluhurit të merimangave janë historia familjare e alergjive. Individët, anëtarët e familjes së të cilëve kanë një lloj alergjie, janë gjithashtu të ndjeshëm. Për më tepër ju këshilloj një vizitë më specifike tek alergologu.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.