MENU
klinika

Grupi i Bashës u përjashtua nga marrëveshja për amnistinë

Alibeaj: Dje u ‘falën’ drejtorët, sot thirren protestuesit para Bashkisë

05.04.2024 - 12:42

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për miratimin e Amnistisë Penale ditën e djeshme. Ai tha se ajo u arrit vetëm falë një marrëveshjeje mes opozitës dhe mazhorancës, e cila sipas tij u bë larg syve të publikut.

Alibeaj tha se ndërkohë që ditën e djeshme u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë.

Sipas tij kjo është tallje me qytetarët dhe protestuesit.

“Parlamenti dje dha porcionin e tij në luftën kundër SPAK, duke dekurajuar hetuesit e BKLH, prokurorët dhe gjyqtarët në punën e tyre. Kjo është e vërteta e asaj që nisi natën e mbaroi natën larg, syve të publikut në një marrëveshje ogurzezë.

U thanë të pavërteta mi atë që protestuesit përfitojnë.

Dje u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Kjo është tallja që bëhet me protestuesit”, tha ai.

“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm