MENU
klinika

“E gjykoj faj votën për PS pas 12 vitesh regres”

Gjekmarkaj: I kemi çjerrë maskën qeverisë! Është ndër të jesh në opozitë

05.04.2024 - 20:21

Nënkryetari i PD së Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj tha se është nder të jesh në opozitë, ndërsa theksoi se “është faj të votosh për PS pas 12 vitesh regres”.

Nga takimi me demokratët në Vaun e Dejës, Gjekmarkaj tha se beteja që ata kanë bërë në parlament ka qenë dinjitoze, për të çjerrë -siç tha ai – maskën e kësaj qeverie.

Sipas tij, socialistët e duan votën për të vjedhur paratë e shqiptarëve dhe për të zvogëluar Shqipërinë.

“Unë e gjykoj faj voten per PS pas 12 vitesh regres. Ne dje ne parlament kemi bere nje beteje nga me dinjitozet per transparencë dhe çjerrjen e maskës se kësaj qeverie per inceneratoret sterilizimin e plot te tjerë miliona euro te abuzuar. Këta votën e duan per te marre paranë publike e per ta futur ne xhep. Kështu Shqipëria zvogëlohet”, tha deputeti demokrat.

Fjala e Agron Gjekmarkajt:
Kjo zonë në indet e veta ka qëndresën ! E ka demonstruar këtë ne vitet e errte 1945-46 kur vendosej diktatura. Po kaq në vitet 90 kur regjimi duhej rrezuar. Populli i kësaj zone ka qëndrua, ka rezistuar, ka mbështetur PD duke i shërbyer kësisoj vendit dhe se ardhmes. Ne po vinim nga Lezhe për Shkodër nje nga fushat me te begata te veriut, vende vende me shpi shume te bukura te ndërtuar kur qeveriste PD dhe kishte shprese, fushat djerr, shtëpitë bosh. Fëmijët tuaj, nipat dhe mbesat qe mund tu gëzonin e jetonin ketu me ju mund ti shihni vec ne celular. Sot eshte nder te jesh ne opozite dhe te mos jesh bashkëpunëtor me kete qeveri te zhytur ne korrupsion. Une e gjykoj faj voten per PS pas 12 vitesh regres. ne dje ne parlament kemi bere nje beteje nga me dinjitozet per transparencë dhe çjerrjen e maskes se kesaj qeverie per inceneratoret sterilizimin e plot te tjerë miliona euro te abuzuar. Keta voten e duan per te marre paranë publike e per ta futur ne xhep. Kështu Shqipëria zvogëlohet. Ne vijmë pas nje periudhe te vështirë por jemi krenar sot se nxorëm nga rrethimi opozitën dhe e shpëtuam ate nga asgjësimi. Ne sot jemi ne ecje dhe ne marsh drejt fitores. Vërtetë nje e pazakonte ka ndodhur qe nuk ngjet ne vendet e Evropës moderne, lideri i opozitës Sali Berisha mbahet ne arrest pa akuze dhe i pa hetuar. Mbase pesha te tilla jane per shpatullat e tij por demokracisë i rendojnë dhe shume madje. Dua te përgëzoj koleget Kellici e Bardhi per kurajën ne çjerrjen e maskës se pushtetit ne bashki e qeveri. Ndaj mos hezitoni te kërkoni me krenari voten per PD si vote per ndryshim, si votë kunder korrupsionit, si vote per jeten me dinjitet

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazment Bardhi reagon ashpër ndaj kryeministrit

“Fondet për fermerët shkojnë për të ndërtuar vila”