MENU
klinika

Lehtësira për prindërit

Si të përfitoni bonusin e lindjes pa shkuar në gjendjen civile

07.04.2024 - 13:49

Së bashku me zbatimin e reformës së digjitalizimin, njëkohësisht është zgjedhur edhe gama e shërbimeve ‘online’ për qytetarët e vendit.

Ndryshime janë pasuar edhe në projektligjin “Për gjendjen civile” ku synohet përfitimi i dokumenteve të tjera online që lëshoheshin më parë nga zyrat e gjendjes civile në bashki apo njësi administrative dhe zyrat e arkivit të gjendjes civile pranë prefektit të qarkut në sportel, tashmë do të gjenden si shërbime online.

Qëllimi është të shmang kostot financiare si dhe kohën fizike për qytetarët. Pritet përmisimi në këtë projektligj që lidhet drejtpërdrejtë me rregullimin e procedurave për vendbanimin, regjistrimin e vendqëndrimit të shtetasve të huaj, modaliteteve të mëtejshme që duhet të ndjekin nëpunësit e gjendjes civile në bashki/njësi administrative gjatë lidhjes së martesës, si dhe ushtrimit të funksionit të gjendjes civile nga nëpunësit në postet tona konsullore.

Sa i takon bonusit të lindjes, sipas projektligjit, nëpunësi i shërbimit të gjendjes civile, i vendosur pranë këtyre institucioneve, kryen veprimtarinë e regjistrimit të lindjes së fëmijës dhe lëshon certifikatat për përfitimin e bonusit të lindjes.

Në bazë të kësaj iniciative, nëna e fëmijës përfiton shërbimin e regjistrimit të lindjes, pagesën e bonusit të lindjes së fëmijës etj., me një ndalesë të vetme drejtpërdrejt në institucionin shëndetësor pa shkuar në zyrën e gjendjes civile në bashki/njësi administrative ku rezulton e regjistruar. Ofrimi i shërbimit të gjendjes civile tashmë ka evoluuar në ofrimin elektronik nëpërmjet platformës qeveritare “e-Albania”, ku shtetasit përfitojnë pjesën më të madhe të shërbimeve të gjendjes civile, pa u paraqitur në sportele.