MENU
klinika

opinion

Online/ Mbeturina shqiptare anti-Skënderbe

30.12.2018 - 18:46

Masi jemi në të parafundit ditë të këtij viti, i zyrtarizuem edhe si «viti jubilar i Skënderbeut», âsht mirë me e pa ndjesimin e brezit të ri për avatarin mesjetar që i identifikon shqiptarët. Qe vlerësimi ordiner për Skënderbeun:

Mehmet Beqiri: Gjergj shkauuuuuu

Leotrim Leo Bajraliu: Kujt pi duhet, e dim histrorin, motrat per shkie, grun shkin.

Hitii B. Rexhepi: historin e dhandrit tserbis sum duhet gjo

Miran Thaqi: Ajde patriota qun tash nip te serbis e vrases i muslimanve

Egzon Dina: veq kti sulltani ika ardh hakesh aaa idini ju senet ma mirr

Përmbajtje të tilla (one-liners) janë shumica e komenteve në rrjetet sociale. Nuk âsht thjesht ai gomarllëku inherent i kibernetikës, që e lamenton Eco, ku dikush mshefet mas membranës së anonimitetit e shkruen çka t’i teket, por bahet fjalë për nji sentimet, nji mendim gjithnji e ma mbizotnues që imponohet pa drojë gjithkund. Hegjemonia e hoxhës, si spin-doctori i opinionit, përjashton çdo diskurs e narrativë tjetër.

30 dhjetor 2018 (disa vjet para kofederatës Kosovë-Shqipni).

Nga Salih Mehmeti