MENU
klinika

Nën akuzë për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalëzit

Arratiset ish-juristi i Kadastrës së Durrësit

09.04.2024 - 11:32

Ish-juristi i Kadastrës në arrati, policia nuk ka mundur të ekzekutojë ende një nga tre vendimet e gjykatës për arrestimet e personave të përfshirë në një tjetërsim prone në Gjirin e Lalëzit.

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, bën me dije se publikimi paraprak i aksionit policor ndërsa ishte në zhvillim e sipër dyshohet se i ka dhënë mundësi ish-juristit të Kadastrës Bledi Zerba të largohet ditën e djeshme (8 prill).

Përfitimi i një prone prej 500 m2 në Gjirin e Lalëzit me dokumente të falsifikuara ka nisur një hetim të thelluar mbi personat e përfshirë në këtë rast tjetërsimi të pronave në bregdet. Një ditë më parë Prokuroria Durrës ka kërkuar nga policia ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës të kërkuara prej saj, për përfituesin dhe punonjësit e kadastrës

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për përfituesin Ndue Mesiti dhe Bled Zerba për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ndërkohë është kërkuar dhe ‘Arrest në shtëpi’ si dhe pezullim nga detyra në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, për Juristen Jonida Mergeja për për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Mbi bazën e materialeve kallëzuese nga ana e Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion pranë Kryeministrisë, në shtator të vitit 2021 prokuroria nisi procedimin penal për këta shtetas në shtator të vitit 2021 për këta persona

Pa një ankese të bërë në portalin e bashkëqeverisjes 3 vite më parë nga ana e përfituesit Task Forca pranë Kryeministrisë ka ushtruar kontroll në Kadastrën e Durrësit në lidhje me Lejen e Legalizimit të vëllezërve Mesiti një godinë social Ekonomike 1 Kat” me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 500 m2 dhe sipërfaqe e ndërtimit 274 m2. Nga verifikimet e kryera rezultuan një sërë shkeljesh me natyrë penale dhe administrative, ku u dyshuan si të përfshirë punonjës të Kadastrës dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin.

Nga hetimet rezulton se praktika është e falsifikuar. Nu ka gjurmë të kësaj praktike në librin e protokollit për kalimin e dosjes nga ish-ALUIZNI Durrës drejt Hipotekesë së Durrësit dhe mospërputhjet në data e fakte ccuan në dyshimin se juristi Zerba në atë kohë ka nëshkruar në të gjitha rubrikat e kartelës së kësaj pasurie, veprime që përbëjnë veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave”.
Ndërkohë juristja Mergeja për të cilën është caktuar paraprakisht masa e sigurisë arrest në shtëpi dyshohet se ka kryer veprime duke dixhitalizuar kartelën e pasurisë për pasurinë që ndodhet në fshatin Dracc, në Gjirin e Lalëzit me përfitues vëllezërit Mesiti.

Kjo pasuri, sipas organit të akuzës, dyshohet se rrjedh nga një praktikë legalizimi dhe regjistrimi prone e bazuar në dokumente të falsifikuara me anë të skanimit dhe kopjimit të të dhënave të një praktike tjetër legalizimi. Rezulton që dhe vula e përdorur në dokumente nuk është ajo e përdorur nga Kadastra e Durrësit, ndërsa fleta e përdorur për praktikën i takon bllokut të Kadastrës së Tepelenës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndihmoi dy vëllezërit trafikantë të pastronin para

GJKKO lë në fuqi masën e arrestit për ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës

“Taksa e pronës do të bëhet më e shtrenjtë”

Eksperti i ekonomisë: Ja sa do të paguajnë qytetarët për banesat

"Vetëm 85% e pronave janë të regjistruara me dosje..."

Analiza: Prapaskenat e “bllokimit” të kadastrës