MENU
klinika

Nënkryetari i LDK-së

‘Pa LDK s’do të ketë marrëveshje me Serbinë’

31.12.2018 - 09:45

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij sociale Facebook ka thënë se partia pjesë e së cilës është edhe ai ka qenë nismëtare e shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa pa “ata” s’do të ketë as marrëveshje finale me Serbinë.

Haziri tutje deklaratat e kryeparlamentarit Veseli i ka krahasuar me ato të “babadimrit”, që ato vetëm PAN mund t’i besojë.

Postimi i plotë i Hazirit

Pa LDK’në, as s’ka pasë e as s’ka me pasë stabilitet politik, ekonomik e social Republika jonë. S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve. Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet. Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë.

Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtetndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë ba si të babadimrit, por vetëm PAN mundet me i besu.

Urime i Ri 2019! /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova përgatitet për dialogun me Serbinë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!