Kjo është çmenduri!
Një ekip ish-kërkuesish të Google DeepMind ka prezantuar Udio, aplikacion i ri që përdor Inteligjencën Artificiale (AI) për t’i mundësuar kujtdo që të krijojë muzikë me cilësi profesionale në pak minuta.
Aplikacioni tashmë ka tërhequr vëmendjen e yjeve të industrisë muzikore si will.i.am, Common dhe Kevin Wall.
Aplikacini i lejon përdoruesit të krijojnë muzikë thjesht duke shtypur një përshkrim të zhanrit të dëshiruar, duke ofruar tekste ose një subjekt dhe duke treguar artistë frymëzues.
Brenda 40 sekondave, Udio gjeneron një pjesë audio regjistrimi dhe me cilësi të lartë.
Përdoruesit më pas mund të modifikojnë dhe përsërisin krijimet e tyre duke përdorur veçorinë “ndryshoj” të aplikacionit, e cila u mundëson atyre të rregullojnë tingullin dhe gjatësinë e pjesës.
Aplikacioni është falas për t’u përdorur tani për tani dhe ju jeni në gjendje të krijoni deri në 600 këngë në muaj. /Telegrafi/