MENU
klinika

"Unë nuk e di se nuk kam qenë më ministër"

Arrestimi i ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, reagon Çuçi: I plotësonte të gjitha kriteret

15.04.2024 - 18:17

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Bledi Çuçi, ka folur për herë të parë në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça, për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Çuçi tha për gazetarët se Ervin Muça është rekrutuar në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm dhe se emërimi i tij u bë pas propozimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Më tel, ai theksoi se Muça i plotësonte të gjitha kriteret për t’u emëruar në artë dikaster.

“Ai është marrë për një kohë të gjatë me menaxhimin e këtyre strukturave shtetërorë të teknologjisë së informacionit.

Në dijeninë time ka qenë edhe në Ministrinë e Financave. Unë kam qenë Ministër kur Drejtori i Përgjithshëm e ka propozuar për të drejtuar departamentin në polici, si një përgjigje për të rritur kapacitetet dhe terreni që ne shohim, merren më të mirët.

Në dijeninë time dhe në relacionin shoqërues, i plotësonte të gjitha kriteret dhe ishte një rekrutim normal”, tha Çuçi.

Ndërsa pyetje nëse me Muçën u rritën kapacitet e Policisë, Çuçi tha se nuk e di pasi nuk ka qenë më Ministër i Brendshëm, por sipas tij ka qenë një nga propozimet më profesionale që i është bërë.

“Unë nuk e di se nuk kam qenë më ministër, por ka qenë një nga propozimet më profesionale që më ka ardhur”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Lufta” mes drejtorit të madh dhe shefit të sektorit

Klodiana Lala zbardh dëshmitë e specialistëve për ndërhyrjen në TIMS