Nuk kam informacione nëse SPAK ka çuar ndonjë dosje në Gjykatë për masë sigurie për Ilir Metën, siç spekulohet dhe justifikohet arsyeja pse ai sot u shfytyrua para opinionit publik. Nuk jam as kurioz nëse do ketë ndonjë proces penal ndaj tij. Aq më pak nëse do ketë masë sigurie me burg.
Nuk më shkakton ndonjë ndjenjë gëzimi burgosja e politikanëve, në kuptimin e vuajtjeve fizike.
Për një politikan është shumë e rëndësishme të shikohet se si përballon betejat dhe sfida të tilla siç janë ato me drejtësinë. Në gjithë botën, ky është një standard me të cilën politikanët lënë gjurmë në historinë e një vendi.
Ndaj edhe për udhëheqësit më të rëndësishëm të vendit tonë, siç ka qenë Ilir Meta, President, kryeministër, kryetar Kuvendi dhe deputet prej vitit 1992, apo siç ka qenë Sali Berisha President dhe kryeministër, e vetmja gjë e rëndësishme është se si përballen me ata me fundin e historisë së tyre.
Ka mjaftuar fakti që SPAK ka nisur hetimet për Ilir Metën që ia të shfytyrohet në atë formë dhe të paraqes para shqiptarëve, një njeri banal, me probleme të rënda psikike, një gojështhurur ordiner, dhe mbi të gjitha një politikan frikacak të dorëzuar para betejës me drejtësinë.
Një politikan serioz nuk I trembet drejtësisë, por përballet me të, qoftë dhe nëse ajo është e padrejt, çka nuk është rasti I tij. Gjatë diktaturës komuniste dhjetëra politikan antikomunistë apo disident janë përballur me gjyqe të diktaturës që u kanë shqiptuar dënimin me vdekje dhe kanë mbajtur kokën lart. Jo se kishin vjedhur, por se mendonin ndryshe. Madje dhe Vojo Kushi që ai ka qejf të krahasoj veten, nuk jemi të qart si e kishte fundin, por mbi tank vdiq, pa u bërë qesharak.
Ti lëmë të gjitha mënjan , të mos diskutojmë fajësinë apo pafajësinë e tij, të mos diskutojmë seriozitetin apo profesionalizmin e zotit Dumani, por të shikojmë se kush na ka qeverisur, dhe si përfundon në përballjen e tij të fundit me drejtësinë.
Për të gjithë ata që thonë apo duan të thonë se Ilir Meta po dënohet politikisht, ai ka mbaruar punë me dënimin politik. Nëse vërtet mendoni se SPAK po heton politikisht Ilir Metën, nuk ka nevojë të vazhdoj le ta ndërpresë hetimin se ai e ka marrë dënimin politik me këtë shfytyrim që i ka ndodhur.
Drejtësia atë e ka vrarë pa shkrepur asnjë fishekë.
Politikisht Ilir Meta ka mbaruar punë vetëm me frikën nga përballja me drejtësinë dhe shfytyrimin e tij publik, që bën me turp këdo që ka mbështetur atë apo ka besuar një moment se Shqipëria është në duar të sigurta kur e drejtonte ai.
Nëse vërtet dikush beson se SPAK ka pas qëllime politike kundër Ilir Metës ato tani I ka realizuar me ndihmën e Ilir Metës. Ky, ashtu si dhe Sali Berisha, provuan se u vetëvranë para s të shkonin në atë betejë që pretendojnë se është politike. Njëri nga maja e penxheres e tjetri maj hekurave çdo ditë, provojnë një degradim të dhimbshëm të dy prej udhëheqësve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar, të cilët ne besonim se do mbronin Shqipërinë , por ata u vetëvranë ende pa u përballur me betejën e fundit te jetës së tyre politike, atë me drejtësinë.
Ka qindra politikanë në botë që beteja me drejtësinë u ka dhënë hijeshi, I ka bërë popullorë madje dhe kur janë dënuar, pasi kanë ruajtur dinjitetin dhe burrërinë për tu përballur me të. Këta janë rasti I kundërt, kur vetëm ideja se do përballen me drejtësinë i ka bërë paranojak, të çmendur, banal, qesharak, dhe mbi të gjitha I ka bërë fajtorë në sytë e gjithë shqiptarëve, jo vetëm për ato çfarë kanë bërë, por mbi të gjitha por atë çfarë kemi besuar se kanë qenë.
Dy tigra prej letre që u lagën dhe u grisën duke bërë shurrën në pantallona prej drejtësisë. Ende pa folur ajo.