MENU
klinika

“SPAK ka dyshime që celularët janë përdorur nga ana e…”

Eksperti Karamuço zbardh prapaskenën: Çifti Meta është marrë në pyetje!

18.04.2024 - 20:51

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë televizive deklaroi se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marrë në pyetje dhe se janë bërë kontrolle në banesë.

Gjithashtu shtoi se hetimet po zhvillohet edhe në bazë të metodave të reja, pasi synojnë që të ‘kopsitin’ fillimisht dosjen dhe më pas të hapë akuzën.

“Është një vitrinë pas të cilës fshihen të gjitha mbulimet që janë bërë. SPAK ka dyshime që celularët janë përdorur nga ana e zonjës Kryemadhi, por kanë qenë në emrin e nënës së vet. Janë kryer veprime me synimin për të siguruar prova që mund të vijnë si pasojë e kontrolleve që bëhen në banesë. Janë bërë kontrolle në banesë, janë marrë në pyetje çifti Meta, edhe fëmijët. Janë marrë të tjerë persona në pyetje që dyshohet se për shkak të udhëtimeve kanë dërguar lek dhe kanë bërë pagesa në emër të kësaj familje. E gjitha kjo po hetohet. Ne kemi folur për metodat e reja që kanë të bëjnë me faktin për të rrëzuar çdo fakt të mundshëm ku mund të kapet pala mbrojtëse. Sepse pa autor mund ta hetojnë rehat, dhe të qepë njëherë dosjen pastaj hapë akuzën direkt”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin