MENU
klinika

“Unë nuk them ‘po shefi’…”

Kryemadhi rrëfen konfliktin me Metën: E gjitha nisi për atë paçavuren…

18.04.2024 - 21:50

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit është merr këshilla të gabuara nga këshilltarët e rinj në Partinë e Lirisë.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi tha se në mbledhjen e Kryesisë së partisë nuk ka patur diskutime me tone të larta, por nga ana tjetër theksoi se ajo nuk është as personazh që të aprovojë çdo gjë që thotë kryetari.

Sipas Kryemadhi, debati në Partinë e Lirisë, siç përmend Meta për “cimkaxinj”, ka nisur pas sulmit hakerues disa javë më parë të kompjuterave në selinë e partisë. Denoncimin që bëri vetë Meta në organet ligjzbatuese për këtë çështje, Monika Kryemadhi e konsideron si paçavure.

Blendi Fevziu: Cili është thelbi i konfliktit tuaj politik?

Monika Kryemadhi: Nuk mendoj që ka konflikt, ka një sjellje ndryshe të këshilltarëve të gabuar që ai ka mbledhur. Këto janë debate që unë i kam bërë në mbledhjen e Kryesisë.

Blendi Fevziu: Ka qenë e tensionuar mbledhja e Kryesisë?
Monika Kryemadhi: Jo nuk ka qenë e tensionuar. Debati që Monika Kryemadhi di të bëjë gjithmonë, nuk bën debat duke thënë po shefi, Monika bën debat duke treguar që debati ka filluar me atë paçavuren e famshme të denoncimit që është firmosur nga z.Meta përsa i përket serverave. Debati është edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë sa i përket meritokracisë, angazhimit, funksionimit të strukturave, marrjes së përgjegjësisë. Unë nuk mendoj që një parti politike është thjesht like dhe share në Facebook. Struktura e një partie politike është kontakti fizik i drejtpërdrejt me njerëzit. Ajo paçavure e firmosur nga Ilir Meta është një…