19.04.2024 - 19:14
Para Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shtrënguar duart.
Mes tyre kohet e fundit ka pasur për përplasje politike, sa i përket mënyrës së organizimit brenda PL. Kjo përplasje politike është konfirmuar si nga Meta ashtu edhe nga Kryemadhi.
Në sallën ku zhvillohen punimet e KDK së PL, ishte e pranishme Monika Kryemadhi, e cila mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here I Am”.
Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Krisja Meta-Kryemadhi
Minxhozi: Pas rënies së votave për partinë, iu duhej një alibi
"Ka kontribute të jashtëzakonshme, por..."