Dita e parë e vitit të ri pa baste e kumar, si erdhi vendimi për mbylljen?
5550 pika të liçensuara të basteve po u vjen fundi, atyre iu është vënë dryni, megjithatë qindra të tjera punonin pa licencë.
Bastet po i rënojnë shqiptarët nga ekonomia por ato tashmë nuk do të jenë më funksionale.
Kryeministri i vendit Edi Rama, në tetor të 2018 mori vendimin për mbyllje, pas ndodhisë së përplajseve me armë zjarri në bllok, ku një ndër pronarët e kompanive më të fuqishme në vend të basteve dhe ku Ervis Martinaj kishte mbetur i plagosur.
Edi Rama atëherë bëri një tur në Shqipëri, ku mes të tjerave se ndalimi me ligj i kumarit në Shqipëri ishte një rrugë pa kthim.
Në deklaratat e kryeministrit ai u shpreh me tone të rënda për të gjithë ata që i zotëronin këto kompani bastesh.
Ai akuzonte për pastrim parash dhe krim të organizuar, ndaj edhe vendimi i tij u zyrtarizua në parlament me shpejtësi të madhe, dy muaj pasi ai e njoftoi publikisht.
Edhe ministri i Brendshëm ka ripërsëritur disa herë se respektimi i këtij ligji do të jetë rigoroz.
Por si do të zëvendësohet ajo tek të infektuarit e kësaj loje?
Bastet online ndërkombëtare janë një opsion i tyre, por edhe për këtë kryeministri ka deklaruar se do të angazhohet personalisht të mos funksionojnë në vend.