MENU
klinika

Analiza

Jo vetëm Rusia, edhe Kina ka një rrjet global spiunësh

26.04.2024 - 18:00

Ato përfaqësojnë një shkelje flagrante të normave diplomatike dhe shpeshherë veprojnë në ilegalitet. Zyrtarët kinezë, këmbëngulin se këto entitete ekzistojnë për të ndihmuar shtetasit e tyre për një sërë procedurash burokratike. Por a nuk janë për këtë punë konsullatat zyrtare kineze?

Shumica e shteteve spiunojnë të tjerët. Në parim, s’ka asgjë që mund ta ndalë këtë gjë. Por synimi i Kinës për të spiunuar pjesën tjetër të botës, shkon përtej çdo gjëje që agjencitë e inteligjencës perëndimore mbledhin zakonisht.

Kjo praktikë, përfshin një sërë të dhënash tregtare të pronësi intelektuale, dhe cilësohet nga Keith Alexander, ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në SHBA si “transferimi më i madh i të dhënave të klasifikuara në histori”. Përveç mbledhjes së të dhënave nga faqet e internetit të qeverisë, parlamenteve, universiteteve, grupeve të mendimit dhe organizatat e të drejtave të njeriut, Kina synon gjithashtu edhe grupe dhe individë të diasporës.

Ndërhyrjet kibernetike kineze, kanë shënjestruar deputetët britanikë dhe kanë vjedhur të dhëna demografike nga baza e të dhënave e Komisionit Zgjedhor të Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë, në SHBA, Kongresi sapo ka gjobitur kompaninë kineze TikTok, e cila ka pranuar se disa nga punonjësit e saj kishin spiunuar gazetarët amerikanë.

How China spies on the West | The Spectator

Tre gjermanë u arrestuan të hënën për shkak të përpjekjes për të transferuar informacione ushtarake, dhe për të blerë një lazer special që u dërgua në Pekin pa ndonjë autorizim. Po atë ditë, dy shtetas britanikë, përfshirë ndihmësin e një deputeti konservator, u akuzuan për shkeljen e Aktit të Sekreteve Zyrtare, duke i kaluar Kinës të dhëna konfidenciale.

Xi Jinping flet sikur Kina është në luftë. Këtë javë, ai tha me rastin e “Ditës së Edukimit të Sigurisë Kombëtare” se çdo qytetar duhet të jetë vigjilent për shenjat e spiunazhit. “Spiunët e huaj janë kudo. Ata mund të maskohen si kushdo!”- thuhet në një mesazh publik të agjencisë së plotfuqishme të spiunazhit, Ministria e Sigurisë së Shtetit (MSS).

MSS është përgjegjëse për sigurinë e brendshme, kundërspiunazhin dhe mbledhjen e të dhënave nga vendet e huaja. Edhe pse zyrtarisht një institucion shtetëror dhe jo pjesë e Partisë Komuniste Kineze (PKK), detyra e tij kryesore është të luftojë kërcënimet ndaj sistemit.

Një kriter thelbësor për punësimin atje, është angazhimi i besnikërisë absolute ndaj PKK.

Ashtu si me shumë institucione kineze, struktura në selinë e MSS-së shumëfishohet në nivel provincial dhe komunal, dhe janë degët rajonale, ato që kryejnë pjesën më të madhe të mbledhjes së inteligjencës së huaj dhe monitorimin e shteteve me të cilat ata kanë lidhje historike, gjeografike ose tregtare.

Kështu zyra e Shangait synon kryesisht SHBA-në; ajo e Zhejiang-ut fokusohet në Evropën Perëndimore duke përfshirë Britaninë e Madhe; zyra e Tianjin grumbullon të dhënat mbi Japoninë dhe Korenë e Jugut; ndërsa ajo e Guangdong mbi vendet fqinje të Azisë Juglindore.

Të dhënat e mbledhura shërbejnë për qëllime të ndryshme. Për shembull, të dhënat mjekësore të vjedhura, përdoren për kërkime bio-mjekësore, të cilat gati me siguri nuk përfshijnë vetëm programet farmaceutike, por edhe ato të armëve biologjike. Sasi të mëdha të dhënash të huaja, përdoren për të trajnuar modelet kineze të Inteligjencës Artificiale.

Looking for China's spies - BBC News

Po ashtu, PKK punëson kompani private kibernetike për të plotësuar aktivitetet e veta. Komisioni Zgjedhor i Mbretërisë së Bashkuar u hakerua nga kompania kibernetike e Shkencës dhe Teknologjisë Xiaoruizhi me bazë në Ëuhan.

Disa javë më parë, u zbulua se kompania me seli në Shangai, I-Soon, po punësonte hakerë për misione të ndryshme të drejtuara në emër të qeverisë kineze. Rendimenti i saj ishte mbresëlënës në shtrirje dhe ambicie:nga 95 gigabajt të dhëna mbi migracionin indian, deri tek të dhënat e pasagjerëve të një linje ajrore vietnameze.

Objektivat e tjerë përfshinin NATO-n, Ministrinë e Jashtme Britanike dhe institutin e mendimit Chatham House. Kina ka spiunuar prej vitesh në një shkallë industriale. Kur Xi vizitoi Uashingtonin 10 vjet më parë, Barack Obama kërkoi që kjo praktikë të merrte fund. Në fakt, Kina i ka forcuar aftësitë e saj kibernetike, dhe zhvillimi bazohet tek operacionet e inteligjencës të modës së vjetër. Dikur shërbimet sekrete kineze, prireshin të mbështeteshin pothuajse ekskluzivisht tek agjentët etnikë kinezë nga komuniteti 60 milionësh i diasporës kineze në mbarë botën.

Një i tillë ishte edhe Chi Mak, një shtetas amerikan i natyralizuar që punonte në sektorin e mbrojtjes së SHBA-së, i cili u dënua me 24 vjet burg për përpjekjen për t’i kaluar Kinës detaje të një sistemi radari të përdorur për mbrojtjen e anijeve ushtarake.

Por tani Kina shqetësohet se diaspora e saj përfshin aktivistë dhe kundërshtarë të Partisë Komuniste Kineze, ndaj një pjesë tjetër e madhe e punës së agjencive kineze të inteligjencës është të monitorojnë (dhe kur është e nevojshme t’u imponohen në heshtje) kinezëve jashtë vendit që janë kritikë ndaj PKK-së.

Zakonisht kjo merr formën e presionit ndaj të afërmve në shtëpi, por mund të përfshijë edhe veprime nga agjencitë e inteligjencës dhe përfaqësuesit e tyre – grupe kriminale ose detektivë privatë lokalë – që ndërmarrin veprime më të drejtpërdrejta për t’i mbyllur gojën kritikëve.

In Risky Hunt for Secrets, U.S. and China Expand Global Spy Operations -  The New York Times

Pastaj është Operacioni “Gjuetia e dhelprës”, një operacion i fshehtë global për të gjetur dhe kapur zyrtarët kinezë të dyshuar për korrupsion, të cilët janë arratisur në vende të tjera. Një raport i publikuar këtë muaj, pretendon se 12.000 njerëz janë gjetur gjatë operacioneve të tilla në 120 vende gjatë 10 viteve të fundit.

Pekini ka mjaftueshëm buxhet dhe angazhon edhe hetues privatë. Michael McMahon, ish-oficer policie në Nju Jork, u akuzua vitin e kaluar për “përndjekje ndërshtetërore” dhe sepse po vepronte si ”agjent i paligjshëm i Republikës Popullore të Kinës”.

Një nga objektivat gjeti një shënim në derën e shtëpisë:”Nëse je i gatshëm të kthehesh në Kinë dhe të kalosh 10 vjet në burg, gruaja dhe fëmijët tënd do të jenë mirë. Kështu mbyllet kjo çështje!”. Një pjesë tjetër e rrjetit global janë “stacionet policore” të fshehta, të ngritura në më shumë se 50 vende, kryesisht demokraci liberale.

Ato përfaqësojnë një shkelje flagrante të normave diplomatike dhe shpeshherë veprojnë në ilegalitet. Zyrtarët kinezë, këmbëngulin se këto entitete ekzistojnë për të ndihmuar shtetasit e tyre për një sërë procedurash burokratike. Por a nuk janë për këtë punë konsullatat zyrtare kineze?

Realiteti është se këto “stacione policore” ekzistojnë në përgjithësi për të monitoruar dhe shtypur aktivitetin kundër regjimit. Shumica e ambasadave kineze strehojnë një grup të MSS, që zakonisht nuk i deklarohet qeverisë pritëse. Po ashtu në to ka një zyrë të atasheut të mbrojtjes me mision mbledhjen e informacioneve.

Grupi do të plotësohen nga oficerë të maskuar si gazetarë apo biznesmenë. Por pjesa më e madhe e rekrutimit të agjentëve ndodh brenda Kinës, ku agjencitë e inteligjencës mund të shfrytëzojnë gamën e plotë të aftësive shtetërore, duke u maskuar nën role të ndryshme tek ndërmarrjet shtetërore, universitete, qendra kërkimore dhe një sërë organizatash partiake dhe shtetërore të ngarkuara me zhvillimin dhe mbajtjen e kontakteve me botën e jashtme.

Agjencitë e inteligjencës kinez,e ishin dikur të kujdesshme për rekrutimin e të huajve. Tani duket se kanë më pak kufizime. Ka dëshmi gjithnjë e më të madha se brenda Kinës, po afrohen tek studentët e huaj, me shpresën se me kalimin e kohës ata mund të vendosen në pozicione me rëndësi brenda vendeve të tyre.

China seeking to spy on the U.S. from a base in Cuba - POLITICO

Dhe ky është rasti më ideal për çdo shërbim sekret. Në shumicën e rasteve, objektivat afrohen nga dikush me një profesion në dukje të padëmshëm, që u bën një ofertë në para në këmbim të diçkaje deri diku normale. Në kohën e duhur, kërkesat shtohen.

Një qasje e ngjashme ndiqet edhe për objektivat jashtë Kinës, të cilët fillimisht kontaktohen përmes faqeve të mediave sociale si LinkedIn. U ofrohet një vizitë e paguar për të marrë pjesë në një konferencë akademike apo ngjarje të ngjashme. I tillë ishte rasti i ish-oficerit të CIA-s Kevin Mallory.

I zhytur në borxhe të mëdha, me një kredi për të paguar dhe pa punë, ai iu përgjigj një ftese në LinkedIn nga dikush që paraqitej si një agjent me qendër në Pekin. Ai nuk kishte shkruar në CV se më herët kishte punuar CIA, megjithatë linte pak dyshime për ata që dinin se çfarë kërkonin.

Atij iu dha një sistem i sigurt komunikimi përmes telefonit për të raportuar informacionin e mbledhur nga ish-kolegët e tij tek oficeri i kontaktit. Por në një moment u zbulua dhe u dënua me 20 vjet burg. Agjencitë sekrete të Kinës, kanë fonde të bollshme dhe pagesat e agjentëve mund të jenë të mira.

E keqja është se nëse kapeni, mbeteni vetëm. Kinezët nuk ofrojnë asnjë mbështetje, dhe as do të përpiqen të sigurojnë lirimin tuaj. Chi Mak u la të vdiste në burg. E njëjta gjë ka të ngjarë të jetë e vërtetë për Xu Yanjun, zyrtar i Byrosë së Sigurisë Shtetërore të Jiangsu, i cili u arrestua në Belgjikë, ku shkoi për të takuar një agjent amerikan të punësuar në sektorin e hapësirës ajrore.

Ishte një kurth, ai u kap, u ekstradua në SHBA dhe u dënua me 20 vjet  burg. Nga këndvështrimi i Kinës, ajo po bën tani atë që kanë bërë prej vitesh agjencitë e inteligjencës britanike dhe amerikane.

Shënim:Nigel Inkster, ish-drejtor i operacioneve dhe inteligjencës për MI6, shërbimi sekret britanik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN