MENU
klinika

Në disa shtete platforma ndalohet me ligj

Miliona njerëz përdorin fshehurazi WhatsApp pavarësisht ndalimeve!

02.05.2024 - 08:18

Janë me miliona njerëz në nivel global që aktualisht po përdorin zgjidhje teknike vetëm për të hyrë fshehurazi në WhatsApp, në ato vende ku kjo platformë është e ndaluar me ligj. Kjo u bë e ditur sot nga shefi i kësaj platforme të mesazheve, Will Cathcart, i cituar nga rrjeti britanik BBC. Ai u shpreh:

Ju do të habiteshit se sa njerëz e kanë provuar këtë.

Ashtu si shumë aplikacione perëndimore, WhatsApp-i rezulton i ndaluar në Republikën Islamike të Iranit, si dhe në Korenë e Veriut e në Siri. Po ashtu, muajin e kaluar ishte Kina që iu bashkua listës së vendeve që ndalojnë përdoruesit të hyjnë në platformën e sigurt.

Vende të tjera, duke përfshirë Katarin, Egjiptin, Jordaninë, si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë vendosur kufizime të tilla si telefonatat zanore. Por, WhatsApp mund të shohë se ku janë vërtet përdoruesit e tij e kjo falë numrave të tyre të regjistruar të telefonit.

Kujtojmë se Pekini zyrtar urdhëroi kompaninë amerikane “Apple” që të merrte masa e të bllokonte përdoruesit kinezë të iPhone-it nga shkarkimi i WhatsApp nga AppStore në muajin prill, një veprim të cilin zyrtari Will Cathcart e quajti “fatkeq” edhe pse vendi nuk ishte kurrë një treg i madh për aplikacionin.

Kjo është një zgjedhje që Apple e ka bërë dhe nuk ka alternativa. Por, përdoruesit e Androidit mund të shkarkojnë WhatsApp pa kaluar fare në dyqanet zyrtare. Cathcart shtoi edhe se rritja e rrjeteve private virtuale (VPN) e po ashtu shërbimi proxy i WhatsApp, i prezantuar qershorin e vitit të kaluar, ka ndihmuar në mbajtjen e WhatsApp-it si të aksesueshëm.

Si WhatsApp, ashtu dhe Signal, që të dyja aplikacionet dihet që janë të koduara, në mënyrë që vetëm dërguesi e marrësi të mund të lexojnë përmbajtjen. Për më tepër, Kina e ka ndaluar Telegramin dhe ka kërkuar heqjen e Threads-it.

Prej kohësh, Cathcart e ka konsideruar  eksportin e suksesshëm të platformave të teknologjisë perëndimore si një element kyç për përhapjen e vlerave të demokracisë liberale. Por, njëherazi pranon se fuqia e tij po pakësohet, së bashku me idealet perëndimore të një interneti të lirë e gjithashtu më të hapur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN