MENU
klinika

Ja kur pritet të merret vendimi

Të gjitha veturat në SHBA nga 2029-a duhet të kenë frena automatike

02.05.2024 - 08:24

Duke nisur nga viti 2029, të gjitha veturave të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u kërkohet të jenë të pajisura me sistemin e frenimit emergjent automatik – senzorë që shtypin frenat për të shmangur një përplasje, nëse shoferi nuk mbërrin ta kryejë punën.

Administrata amerikane për sigurinë në trafik ka caktuar shtatorin e 2029-s si datë për këtë vendim, duke thënë se ka besim që sistemet do të jenë të gatshme deri atëherë.

Sipas standardeve të vëna, çdo veturë e re duhet të jetë në gjendje të shtypë frenat në kushte emergjente, për të parandaluar goditjen e një veture tjetër deri në shpejtësinë prej 100 kilometrash për orë. Sistemet duhet të jenë në gjendje të shtypin frenat edhe nëse në shpejtësinë prej 140 kilometrash për orë, nëse një përplasje duhet e pashmangshme.

Veturat duhet të kanë edhe sistemin që i detekton këmbësorët.

Rregullat janë bërë të domosdoshme për shkak të numrit të lartë të vdekjeve si pasojë e aksidenteve. Të paktën 41 mijë njerëz kanë vdekur në aksidente automobilistike në SHBA më 2023.

Sistemet e frenimit emergjent janë të reja dhe rregullatorët e prodhuesit janë pajtuar se duhet të ndihmojnë në ruajtjen e jetëve. E prezantuar më 2011, ky sistem përdor kamera, radarë dhe të dyja që të identifikojnë vetura të tjera, këmbësorë a çfarëdo pengese para një veture.

Zakonisht e alarmojnë shoferin për një përplasje të mundshme e më pas me forcë shtypin frenat nëse kërkohet.

Tashmë gati 90 për qind e veturave të reja kanë sistem të tillë.