02.05.2024 - 08:03
Emily Blunt ka nisur turin për promovimin e “The Fall Guy” dhe stili i saj po merr shumë vëmendje. Teksa aktorja po hyn ngadalë në listën e emrave që frymëzojnë me stilin e tyre, fustani i saj nga Armani Privé në ngjyrë portokalli, mbuluar me kristale, u aprovua menjëherë.
Ajo kishte kompletuar pamjen me flokët me onde, disa aksesorë floriri dhe taka në nuanca metalike.
Portokallia nuk është një nga ngjyrat që kombinohet lehtë, madje rreziku për dështim është gjithmonë aty. Por për të qenë e sigurt mund të kombinosh të bardhën me portokalli, bezhën, jeshilen, disa nuanca të kafes dhe sigurisht xhinset.
Për t’u frymëzuar mund të shikoni këto kombinime:
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pak dhe saktë
7 blerjet e vetme që duhet të bëni këtë sezon
Moda pas izolimit në shtëpi