MENU
klinika

Terror mbi Detin Baltik

Si Putin po “bën lëmsh” qiejt e Evropës me “armën” e tij sekret

03.05.2024 - 09:30

Rreziku i përshkallëzimit midis Rusisë dhe vendeve baltike është rritur ndjeshëm, sidomos pas sulmeve të Moskës në sistemet GPS të fluturimeve mbi Estoni, Letoni dhe Poloni, të cilat tani kanë frikë nga më e keqja. Alarmi u ngrit nga analisti Markus Jonsson, i cili ditët e fundit ka vënë re një intensifikimin e aktiviteteve të bllokimit të sinjalit GPS në zonën e Detit Baltik. Ndërhyrja do të nisej nga një stacion i vendosur në rajonin e Kaliningradit, enklava ruse në kufirin me Lituaninë dhe Poloninë dhe nga një tjetër që ndodhet në jug-perëndim të Shën Petersburgut. Ky i fundit thuhet se është përgjegjës për sulmet më të fundit në fluturimet finlandeze mbi Estoni.  Ndërprerja e shërbimeve GPS filloi të përkeqësohej në ditën e Krishtlindjes, kur avionët dhe anijet që lëviznin në Suedinë jugore dhe Poloni humbën lidhjen për shkak të ndërhyrjeve nga sinjalet e tyre radio. Që atëherë, dhjetëra mijëra avionë, duke përfshirë edhe ata turistikë, kanë raportuar probleme me sistemet e tyre të navigimit në atë rajon. Dhe me rritjen e sulmeve, dyshimet ranë shpejt drejt Rusisë, dhe jo pa arsye.

A Russian GPS using US soil stirs spy fears

Alarm në Baltik

Në një rast, sinjalet u ndërprenë për 47 orë rresht. Situata është bërë aq delikate sa ditët e fundit kompania ajrore Finnair ka vendosur të anulojë fluturimet drejt Tartu të Estonisë për një muaj. Vendimi erdhi pasi ndërhyrja detyroi dy avionë të saj të ndërpresin uljen në aeroport. Ndërkohë, alarmi është në rritje në vendet baltike. Ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna i tha transmetuesit estonez ERR: “Ky është një veprim i qëllimshëm që ndërhyn në jetën tonë në një situatë të rrezikshme dhe mund të konsiderohet një sulm hibrid”. Ministrat e Letonisë dhe Lituanisë gjithashtu drejtuan gishtin nga Rusia. “Nuk mund të përjashtohet që ky shqetësim është një formë e luftës hibride me qëllim të krijimit të pasigurisë dhe çrregullimit,” tha Jimmie Adamsson, kreu i marrëdhënieve publike për Marinën Suedeze. Megjithatë, Moska sigurisht mohon akuzat.

Teknikat ruse

Teknikat e përfshira nuk janë asgjë e re. Rusia dyshohet se është përfshirë në bllokimin dhe “mashtrimin” e GPS në shkallë të gjerë në Detin Baltik dhe rreth ngushticës së Danimarkës. Forma më themelore e ndërhyrjes konsiston në transmetimin në të njëjtën frekuencë si fenerët GPS, por me një sinjal më të fortë për të parandaluar pajisjet të marrin informacionin e transmetuar nga satelitët GPS për të llogaritur pozicionin e tyre, siç shpjegojnë ekspertët. Faza tjetër, e njohur si “mashtrim”, përfshin “manipulimin e sinjaleve të radios në mënyrë që të mashtrojë përdoruesin për vendndodhjen e tyre ose kohën e transmetuar nga satelitët”, tha Tegg Westbrook, një studiues në Universitetin e Stavanger.  Rusia është akuzuar për kryerjen e të dy llojeve të sulmeve në rajonin e Detit Baltik. Rusia besohet të ketë rreth 10  sisteme bllokimi GPS Tobol, me një prej tyre të bazuar në Kaliningrad. Kjo pajisje, e quajtur “arma sekrete” e Moskës, “u përdor gjerësisht nga Rusia në fillimin e luftës në Ukrainë, veçanërisht, për të ndërprerë shërbimet e internetit Starlink në të cilat mbështetet ushtria ukrainase. Tobol supozohet të jetë në gjendje të përdoret për të bllokuar intensivisht sinjalet GPS dhe për ndërhyrje më të sofistikuara.

Russia Set Up A GPS-Jammer. Ukraine Hit It With A GPS-Guided Bomb.

Rreziqet

Sigurisht, ka shqetësime, veçanërisht për lundrimit dhe aviacionit civil, se do të ndodhte një aksident që do të krijonte një katastrofë mjedisore. Ndërhyrja në sistemet GPS të avionëve, në çdo rast, është shumë e rrezikshme sepse mund të ndikojë në ekranet e gjurmimit të fluturimit dhe madje të komprometojë funksionimin e avionit. Si rrjetet e shpërndarjes së energjisë, tregjet financiare dhe madje edhe disa shërbime të komunikimit, mbështeten në orët në bordin e satelitëve GPS për t’u sinkronizuar. Sulmimi i sistemit të navigimit, pra, mund të shkaktojë kaos ekonomik, sipas ekspertëve. Një zhvendosje në një ndërhyrje më të sofistikuar do të përshkallëzonte më tej tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit, tashmë në një kulm të ri të pas Luftës së Ftohtë lidhur me luftën në Ukrainë.