MENU
klinika

Rivali i “Tomahawk” amerikan

Raketa ruse që po përdoret për të nënshtruar Ukrainën

26.02.2022 - 11:55

Rketa që po përdoret në sulmet në Ukrainë që Rusia i nisi në orët e para të mëngjesit të së enjtes besohet se është model Kalibr, një predhë me rreze të gjatë e zhvilluar nga Rusia, për të rivalizuar prodhimin amerikan Tomahawk.

Bëhet fjalë për një predhë të gjatë 9 metra, dhe me një peshë deri në 2,3 tonë, e mbushur me 500 kg lëndë shpërthyese. Kalbir mund të lëshohet nga anijet, nëndetëset dhe mjetet tokësore, ndërsa mendohet se Rusia po prodhon edhe një version për t’u lëshuar nga avionët luftarakë.

E zhvilluar që në vitet 1990 dhe e përdorur për herë të parë në vitin 2015, raketa Kalibr, nuk formon një hark nga momenti i lëshimit, si raketat balistike, por fluturon gjatë dhe ulët për të arritur objektivin.

Kjo bëhet për të shmangur sistemet mbrojtëse dhe për t’i vështirësuar punën armikut që ta rrëzojë.

Raketa drejtohet përmes një kamerave dhe sistemit GPS dhe mund të manovrojë në fluturim.

Raketa është në gjendje të fluturojë me një shpejtësi tre herë më të lartë se ajo e zërit dhe mund të arrijë objektivin deri në 2400 kilometra distancë.