MENU
klinika

Në prag të 50-vjetorit

Gruaja e Schumacher flet për gjendjen e tij

02.01.2019 - 12:45

Në prag të 50-vjetorit të lindjes së legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, gruaja e tij Corinna ka lëshuar një deklaratë, duke falënderuar të gjithë tifozët që kanë sprehur e shprehin solidaritet për burrin e saj.

Corinna Schumacher u tha fansave të burrit të saj se “po bëjmë të pamundurën për ta ndihmuar atë”, ndërsa beteja për t’u shëruar pas aksidentit me ski në Francë më 2013 po vazhdon.

49-vjeçarja tha gjithashtu se familja do të festojë edhe për fitoret e mëparshme të pilotit të Ferrarit, “fitoret, të arriturat dhe rekordet”, në ditëlindjen e tij të 50-të të enjten.

michael schumacher
michael schumacher

Zonja Schumacher tha: “Të jini të sigurt se ai është në duart më të mira dhe se ne po bëjmë gjithçka për ta ndihmuar atë”. Piloti gjerman i Formula 1 pësoi lëndime të mëdha gjatë një aksidenti me ski më 29 dhjetor të vitit 2013. Që nga atëherë, ai ka qenë në koma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit