MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë!

Google Photos së shpejti një rrjet social?

06.05.2024 - 11:04

Google Photos sapo ka zbuluar përditësimin e ri në aplikacion i quajtur “My Week”, i cili ju lejon ju dhe miqtë tuaj “të pëlqeni” fotot dhe videot e përbashkëta.

Ky thuhet të jetë një ndryshim mjaft i rëndësishëm për Google Photos e cila fokusohet kryesisht t’i ndihmojë përdoruesit e saj të organizojnë fotot.

Funksioni “My Week” është përfolur si një mënyrë për ta bërë më të lehtë ndarjen e momenteve tuaja, shkruajnë mediat e huaja.

Në vend të dërgimit të fotografive individuale në grupe, “My Week” ju ofron një koleksion të momenteve tuaja më të mira.

Gjithashtu, ju do të jeni në gjendje të reagoni ndaj fotove dhe videove që shpërndajnë miqtë ose familjarët tuaj, njësoj si në rrjete sociale.

Bëhet e ditur se funksioni ende është në zhvillim e sipër dhe nuk dihet se kur Google do ta prezantojë atë zyrtarisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW: Problemi tek lehtësia e përhapjes së lajmeve të rreme

Si mund të influencohen zgjedhjet përmes sulmeve kibernetike?