MENU
klinika

Manovrat e fshehta diplomatike

Si po kërkon Macron të kapë “majat” e BE-së?

06.05.2024 - 18:03

Emmanuel Macron është më aktiv se kurrë, brenda dhe jashtë Evropës. Madje deklaratat dhe lëvizjet e tij kanë bërë jehonë në gjithë botën, dhe jo pa arsye, Së fundmi ai ka pritur presidentin kinez Xi Jinping në Paris, ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e ftuar atë të përfundojë negociatat me Hamasin  dhe të shmangë ofensivën në Rafah. Gjithashtu ditët e fundit ka shkaktuar tension shumë serioz ndërkombëtar duke “kërcënuar” Moskën të dërgojë ushtarë evropianë në Ukrainë. Shumë do të mendonin që ai po sillet si zakonisht, thjesht duke bërë detyrën, por sipas mediave italiane, aktivizimi i Emmanuel Macron, edhe përmes deklaratave të dyshimta, do të fshihte një objektiv shumë më prozaik sesa “vendosja e Francës në qendër të Evropës dhe botës”, gjë që do të ishte gjithashtu e rrezikshme në kontekstin aktual.

KE si “shënjestër”

Siç shkruan “La Stampa”, Macron po bëmn gjithçka për një qëllim shumë më personal, pothuajse një përdorim privat të politikës dhe diplomacisë: presidenti francez synon të marrë për vete Këshillin Evropian. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të bëjë një deklaratë të bujshme me zë të lartë, të hapë të gjitha kartat në tavolinat ndërkombëtare. Këto lëvizje, vijnë edhe për shkak se edhe në nivelin e brendshëm, gjërat nuk po shkojnë mirë për liderin e qendrës së majtë. “I kapërcyer nga Marine Le Pen dhe i ndjekur nga socialisti Glucksmann, presidenti po kërkon hapësirë politike”, vëren gazeta e Torinos. “Aktivizmi në Ukrainë është funksional për të rifituar vendin e Francës. Dhe për t’u ngjitur, në fakt, në Këshillin Evropian”, shkruan “La Stampa”. Të njëjtat fjali shumë të kontestuara për ushtarët evropianë në Ukrainë, sipas gazetarit të “La Stampa”, Alessandro Barbera, do të ishin instrumentale për “përtëritjen e liberalëve”. Dhe në këtë pikë s’ka rëndësi, nëse Elysee rrezikon të ndezë një luftë midis Rusisë dhe Evropës.

Vizita e Xi Jinping

Në këtë kuptim, vizita e parë e Xi në Evropë që nga viti 2019 është domethënëse: presidenti kinez do të ketë me Macron “një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Francë dhe Kinë-BE, si dhe mbi tema të rëndësishme aktuale ndërkombëtare dhe çështjet rajonale”, siç thuhet nga lideri i Pekinit në një deklaratë të publikuar nga transmetuesi CCTV .  Presidenti kinez mbërriti në Paris dje për një vizitë dyditore që do të nisë një turne të ri evropian. Në aeroportin Orly ai u prit nga kryeministri Gabriel Attal . Xi do të takohet me presidentin francez Macron për të diskutuar çështjet tregtare dhe gjeopolitike, veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë. Në fakt, dosjet më të nxehta në tryezë janë tre: konflikti në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, përveç çështjes ekonomike që ka të bëjë me makinat elektrike të prodhuara në Kinë, mbi të cilat varen marrëdhëniet me Brukselin.

Armëpushimi i dyfishtë

Kreu i Elysee synon të gjejë një armëpushim të dyfishtë , si në Ukrainë ashtu edhe në Gaza, dhe për ta arritur këtë ai do të përpiqet të bindë Xi-n që të sjellë Kinën në terren. Me pak fjalë, Macron shpreson të zhbllokojë situatën në Ukrainë duke vënë në pikëpyetje Xi. Dhe, me sa duket, edhe për të lehtësuar presionin në Gaza. Këtu Kina mund ta mbajë disi larg Iranin, si dhe të shpenzojë ndikimin e saj diplomatik për të ndërmjetësuar, të paktën në mënyrë indirekte, një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, për të arritur armëpushimin e dyfishtë të shpresuar nga Elysee. Megjithatë, do të jetë e nevojshme të kuptohet, ndërkohë, nëse Xi do të dëshirojë t’i afrohet një Perëndimi që nuk është frenuar gjithmonë në sulmin ndaj Kinës në fusha të tilla si Tajvani, të drejtat e njeriut dhe konkurrenca ekonomike. Pas kësaj, duke supozuar se lideri kinez është i gatshëm të luajë së bashku me Macron, është e arsyeshme të supozohet se Pekini do të ngrejë çështjen e makinave elektrike. Në fakt, Kina e konsideron ende Parisin përgjegjës për hetimet për subvencionet për automjetet elektrike kineze. Kush e di, lehtësimi në këtë front mund të lejojë Macron të bëjë përparim në Ukrainë dhe Gaza.