MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Hiper-uricemia (acidi urik i lartë) dhe ndikimi i saj në veshka

07.05.2024 - 10:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Hiper-uricemia (acidi urik i lartë) dhe ndikimi i saj në veshka

Mjeku: Studimet në njerëz kanë dëshmuar prova të qarta për një lidhje midis hiperuricemisë dhe përkeqësimit të funksionit të veshkave. Një studim i hershëm zbuloi se hiperuricemia e lehtë asimptomatike shoqërohej me ulje të rrjedhës së gjakut në veshka. Një studim më i fundit zbuloi se pacientët me nivele më të larta të acidit urik në gjak, në krahasim me ata me nivele më të ulta, kishin një raport shansesh prej 1.49 për përkeqësimin e funksionit renal. Një studim tjetër zbuloi se një rritje prej 2 mg / dL në nivelin e acidit urik në serum u shoqërua me një rritje prej 1.69 here me shume për semundje kronike të veshkave.

Për më tepër, pacientët me hiperuricemi janë raportuar të kenë më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje renale në fazën përfundimtare. Në një studim me të hershëm, pacientët me hiperuricemi u shoqëruan me një rënie cdo vit të filtrimit glomerular me 2.5 ml / min / 1.73 m2, pothuajse dyfishin e nivelit të rënies të vërejtur në grupin me uricemi normale.

Prandaj, duket e arsyeshme që mjekimi për uljen e acidit urik mund të ndalojnë përparimin e sëmundjeve të veshkave në pacientët me hiperuricemi (gutta).

Si përfundim mund të themi që ne të sëmuret me veshka kronike, kontrolli i rregullt i uricemise (acidit urik) duhet te jete një rutinë në ndjekjen mjekesore të këtyre pacientëve dhe mjekimi për uljen e niveleve të larta të tyre përbën një mbrojtje të mirë për të penguar përkeqesimin e funksionit të veshkave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodh pas shërimit nga Koronavirusi?

“Dëmi mund të jetë i përhershëm”!