HMD lëshon telefonin Nokia 3210 në një maskë të re dhe telefoni klasik i viteve nëntëdhjetë vjen në një variant modern.
Telefoni i ri Nokia 3210 ka marrë veçori moderne, të tilla si mbështetje 4G, si dhe ngjyra të freskëta.
HMD is bringing back the Nokia 3210. The modern twist on a 90’s classic includes new colors and 4G support https://t.co/UOGZKaNdzg pic.twitter.com/l0kPSClHtB
— Tom Warren (@tomwarren) May 8, 2024
Telefoni ka një ekran 2.4 inç, fuqizohet nga një procesor Unisoc T107 dhe mundësohet nga një bateri 1450 mAh. Për ruajtjen e të dhënave, ka 64 GB deri në 128 GB memorie të brendshme, si dhe një slot për microSD.
Është interesante se Nokia 3210 i ri do të ketë një kamerë 2MP në anën e pasme, edhe pse modeli origjinal vjen nga një kohë kur telefonat nuk kishin ende kamera.
Në mënyrë të pashmangshme në telefon do të instalohet loja e njohur “Gjarpri”.
Telefoni i ri Nokia 3210 do të jetë në dispozicion me një çmim prej 89 euro dhe pritet të dalë në shitje nga fundi i muajit maj.