MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë tregon dhimbja e kokës?

09.05.2024 - 11:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë tregon dhimbja e kokës?

Mjeku: Dhimbja e kokës nuk është një patologji apo sëmundje, por një simptomë e cila tregon indikacionin përkatës të një patologjie.

Pikërisht përpara se ta drejtojmë pacientin në imazheri, apo në laborator, duhet të njohim trupin e njeriut, pa njohur katalogun fiziologjik enzimatik nuk ka zgjidhje përfundimtare.

Një mjek pa njohur dhe elementin më të vogël fijor të indit lidhor apo kërcor, asnjëherë nuk mund të arrijë në një konkluzion definitiv.

Në trupin e njeriut gjenden mbi 5 trilion qeliza, mbi qindra mijëra enzima, procese oksiduese, vitamina, jone elektrike, molekula organike etj. Po çfarë na tregon dhimbja e kokës?

Dhimbja e kokës na tregon një diskordancë të neurotransmetuesëve, një hypersekretim apo hyposekretim të enzimave apo proteinave në trup, një disbalancë elektrolitesh, apo një dysautonomi.

Arsyeja më e shpeshtë e dhimbjes së kokës është: anemia (eritropeni) reduktimi i qelizave të kuqe të gjakut, dhe mungesa e hekurit, është konstipacioni kronik, pra destruksioni i mikrobiomës gastro-intestinale (nga ushqimet e gatshme dhe tymërat)

Pra ka shumë faktor, por përmenda disa më të rëndësishmet, nuk është hypertensioni ai që tregon dhimbjen e kokës, por hypertensioni ngrihet nga kortizoli i gjendrave mbi-veshkore, si një barrier për të rregulluar një dysfunksion në organizëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbase nuk i dini të gjitha...

7 arsyet kryesore që keni një dhimbje koke

Sezoni erdhi, aplikojini menjëherë!

5 hapa të thjeshtë për t’u mbrojtur nga gripi

Si përgjigjen ekspertët?

A e largon kafja dhimbjen e kokës?