MENU
klinika

Përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Njohja e pensioneve me Italinë, sot drafti diskutohet në komisione parlamentare

13.05.2024 - 10:36

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në komisionet parlamentare.

Drafti parashikohet të prezantohet nga ekspertët në komisionin e ligjeve, atë të për Ekonominë dhe Financat dhe në politikën e jashtme.

Shqipëria dhe Italia në këtë marrëveshje të firmosur nga dy ministrat e jashtëm, Igli Hasani dhe Antonio Tajani në 6 shkurt të këtij viti angazhohen të njohin vitet e punës për pension të shqiptarëve dhe italianëve.

Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar (pasjetuesit), sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN