Rusia ka ngritur sërish perspektivën e një lufte bërthamore në lidhje me Ukrainën. Më 6 maj, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi një stërvitje pranë Ukrainës që përfshin përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore jostrategjike, taktike. Kjo vjen ndërsa ushtria ruse përpiqet të bëjë fitime të mëdha në fushën e betejës, ndërsa Perëndimi vazhdon të mbështesë Kievin me armë dhe municione. Kremlini kërkon të nervozojë si ukrainasit ashtu edhe Perëndimin, por përdorimi aktual i armëve bërthamore jostrategjike, ato me koka më të vogla dhe të destinuara për përdorim në fushën e betejës, në Ukrainë do të binte ndesh me doktrinën ruse dhe me komentet e vetë presidentit rus Vladimir Putin. Ndonëse kërcënimet shtohen, nuk ka ende përgjigje të sakta, se sa e rrezikshme mund të ishte një luftë bërthamore apo si do të niste ajo. Një pjesë të këtyre mistereve i ka shuar Carlos Umaña, doktor dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, në një intervistë ekskluzive me agjencinë spanjolle Efe. Një jetë kushtuar luftës kundër armëve bërthamore, Umaña është bashkëpresident i Ippnw, Mjekët Ndërkombëtarë për Parandalimin e Luftës Bërthamore – Shoqata Ndërkombëtare e Mjekëve për Parandalimin e Luftës Bërthamore, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqen në 1985.
Paralajmërimi
“Ne po përballemi me rrezikun më të lartë në histori për fillimin e një lufte bërthamore dhe stigmatizimi është një hap themelor në rrugën drejt shfuqizimit të tyre. Megjithatë, ai duhet të udhëhiqet nga një lëvizje shoqërore e fortë që ushtron presion mbi ata që kanë aftësinë për të vendosur”, tha Umana nga Barcelona, ku po merr pjesë në dy aktivitete lidhur me këtë çështje. Aktivisti më pas përdori fjalë shumë të forta kundër liderit sovjetik Vladimir Putin, për të cilin tha se ishte i aftë të kryente veprime ekstreme. “Armët bërthamore nuk bëhen për të sulmuar personelin ushtarak, por për të vrarë civilë, dhe Putini e ka bërë ka treguar disa herë se ai nuk interesohet far për mirëqenien e civilëve dhe i ka sulmuar ata, siç ndodhi në Çeçeni apo Siri, tani ai ka shkuar në një nivel tjetër dhe po kërcënon botën t’i përdorë ata”, tha ai.
Vendet me armë bërthamore
Umaña më pas specifikoi se nga 12,000 armë bërthamore të pranishme aktualisht në botë dhe që mbahen nga nëntë vende, 1800 janë gati për t’u lëshuar. “Ky vendim varet vetëm nga disa njerëz, dhe sado të kthjellët që të jenë, ata mund të ndikohen nga ky kontekst i gatishmërisë maksimale që po përjetojmë, ky është rreziku i madh”, tha ai. Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut janë vendet që i mbajnë ato aktualisht. “Nëse tabuja bërthamore do të thyhej, mund të shërbente si një precedent për konflikte të tjera që përfshijnë vendet që posedojnë këto armë dhe mund të na çojnë në një luftë bërthamore në shkallë të gjerë me një shtrirje shumë më të madhe se ajo e Hiroshimës”, paralajmëron aktivisti.
Pasojat katastrofike
“Do të shkaktonte qindra miliona vdekje në çast dhe ndoshta fundin e specieve njerëzore. Ndikimi do të shihej edhe në klimë, sepse materiali radioaktiv do të ngrihej në atmosferë dhe do të jetonim në errësirë, duke shkaktuar një rënie enorme e temperaturave që do të thoshte troç fundin e shumë specieve në planet”, paralajmëron Carlos Umaña. Në këtë fjalim jo tamam pozitiv dhe mjaft katastrofik, megjithatë, ka edhe një fill shprese që nënvizohet nga fituesi i çmimit Nobel. “E bukura e kësaj krize është mundësia e ndryshimit për të arritur çarmatimin bërthamor. Me ICAM, Fushata për Heqjen e Armëve Bërthamore, anëtare e së cilës unë jam, ne po promovojmë një traktat shumëpalësh që vendet të angazhohen për ndalimin e armëve bërthamore. Ai aktualisht është nënshkruar nga 91 vende, por vetë fakti i ekzistencës së tij i vë vendet e tjera jo-nënshkruese në një udhëkryq për të vendosur se cili është pozicioni i tyre”, kujton Carlos Umana. “Nuk do të jetë e lehtë, por është e mundur të jetosh në një botë pa armë bërthamore”, siguron fituesi i çmimit Nobel.