MENU
klinika

“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”

Zaloshnja: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

16.05.2024 - 16:18

Analisti Eduart Zaloshnja, i ftuar në News 24 ka sjellë të dhëna mjaft interesante të një sondazhi që ka realizuar në lidhje me zgjedhjet.

Sipas tij nëse në Shqipëri zgjedhjet do të zhvillohet sot, PS dhe Rithemelimi do të merrnin mandat në çdo qark, ndërsa si parti e parë do të dilte PS, e pas saj Rithemelimi.

Eduart Zaloshnja: Në sondazhin që kam realizuar, Rithemelimi është partia e dytë në vend. Nëse votohet sot, PS dhe Rithemelimi marrin mandat në çdo qark. Vetëm 70 përqind e qytetarëve duan të votojnë. 30 përqind nuk duan të votojnë asnjë parti. Treçereku i shqiptarëve duan sërish që prokurorët e SPAK të vazhdojnë detyrën e tyre për mandat tjetër. Dumani është personazh që vlerësohet nga shqiptarët. Nga besueshmëria, Rama është i pari dhe Berisha i dyti.

TUBIMI NË ATHINË

Në lidhje me tubimin që Rama organizoi në Athinë dhe akuzat se personat që mbushën sallën ishte administrata që ishte shkuar me autobusë, Zaloshnja tha se këto nuk kanë kuptim dhe se ai stadium nuk mund të mbushet me autobusë.

Ai cilësoi takimin e Ramës në Athinë si më të rëndësishmin të këtij turi që do të bëjë nqë Diasporë, pasi qytetarët shqiptar në Greqi kanë më shumë mundësi të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë nëse realizohet vota e diasporës..

Zaloshnja: Nuk ka kuptim. Nga pikëpamja numerike nuk kuptim. Të mbushësh atë stadiumi aq të madh, nuk mbushet me autobusë. Mund të shkuar disa persona, por se është mbushur me administratë. Madje unë pashë që kishte njerëz jashtë.

Kjo e Athinës kishte brenda është qëllimin normal edhe provokime. Ishin dy faktorë provokus, e para data, ndodhi në një vjetorin e arrestimit të Belerit dhe pak para zgjedhjeve të Parlamentin Evropian

Mesazhi që u dha është “hej ne kemi 400 mijë shqiptarë, me të drejtë vote”. Pavarësisht se është normale që kryeministri i vendit të takojë bashkëatdhetarët.

Athina ishte me e rëndësishmja nga ky tur. Emigrantët tanë në Greqi, edhe po të mos realizohet vota e Diasporës, kanë më shumë mundësi të vijnë dhe të votojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN