Mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duket se tensionet po shtohen pas deklaratave të Presidentes së re, Gordana Silianovska, e cila e quajti vendin e saj thjesht “Maqedoni”.
Sot mediat greke shkruajnë se edhe lideri i VMRO, Hristijan Mickoski ka bërë një tjetër sfidë ndaj Athinës, duke deklaruar se “vendin tim do ta quaj si të dua dhe nëse nuk ju pëlqen shkoni në Hagë”.
“Unë pres që presidentja Silianovska të përdorë emrin Maqedoni dhe fjalën maqedonas, sepse sipas interpretimit tonë të Marrëveshjes së Prespës, nuk ka shkelje dhe shfrytëzoj rastin që t’u them miqve tanë nga Greqia që të ndalojnë kërcënimet, pengesat dhe në vend të kësaj le të shohim të ardhmen, këto janë dokumente që janë pjesë e ligjit.
Nëse ata mendojnë se ne kemi shkelur marrëveshjen, atëherë ekziston një Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë, kështu që ne do t’i kryqëzojmë argumentet tona atje .
Nuk do të doja që kjo të ndodhte, i bëj thirrje që të kenë marrëdhënie miqësore, të ndihmojnë njëri-tjetrin. Dhe nëse dikush pret që VMRO të përsërisë gabimet e së kaluarës, të jeni të sigurt se ne nuk do ta bëjmë këtë”, theksoi Mickoski.