Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri më 15 maj, i është nënshtruar sërish operacionit.
Kështu tha ministri i Mbrojtjes Robert Kalinák. Operacioni zgjati rreth dy orë.
Ministri nuk dha më tepër detaje.
“Situata mbetet shumë e rëndë”, shtoi ai.
Fico ndodhet në terapi intensive
“Do të duhen disa ditë përpara se të dimë me siguri se si do të zhvillohet situata,” tha Kalinák. Drejtoresha e spitalit Banska Bystrica tha: Gjendja e pacientit është vërtet e rëndë dhe ai është në terapi intensive.
Sipas Miriam Lapunikova gjendja e tij është shumë e rëndë, por është stabilizuar dhe është në vetëdije.
Sulmuesi: “Doja ta lëndoja, jo ta vrisja”
Juraj Cintula, 71-vjeçari që qëlloi kryeministrin sllovak, i tha policisë se qëllimi i tij ishte “ta lëndonte atë, jo ta vriste”.
Kjo u raportua nga disa media sllovake, të cilat thanë se autori e kishte përgatitur sulmin disa ditë më parë.
Cintula, i cili posedonte armën ligjërisht, përballet me 25 vjet burgim.